Vdekja e katër rusëve në Kavajë/ Hetuesit do të rindërtojnë ngjarjen për zbardhjen e shkaqeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vdekja e katër turistëve rusë pak ditë më parë në një resort luksoz në Qerret të Kavajës, vijon ende të jetë e veshur me mister dhe e pazbardhur plotësisht. Ndërkohë grupi hetimor ka propozuar të bëjë një eksperiment në pishinën e hotelit ku u gjetën të pajetë katër shtetasit rusë.

Në këtë eksperiment është kërkuar prania e ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik dhe të mjekësisë ligjore dhe sipas sugjerimit të prokurorisë do tentohet të krijohen të njëjtat kushte bazuar në dëshminë e punëtorit të pishinës Ndriçim Halilaga, i cili ka rrëfyer se ka tretur vetëm një gotë klor pluhur në 60 ton ujë, raporton TCH.

Po ashtu do të kërkohet ngrohja e pishinës me qëllim për të llogaritur avujt e klorit që krijohen në ambientin e brendshëm dhe se sa të rrezikshëm janë ata aq sa të kthehen në vdekjeprurës. Sakaq hetuesit kanë përjashtuar mundësinë që turistët rusë të kishin përdorur lëndë psikotrope. Viktimt ishin familjarë me njëri tjetrin, konkretisht çifti Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, dhëndri i tyre, Nikita Belousov, 37 vjeç, dhe vajza e tyre, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe. Fillimisht u tha se ata vdiqën në saunan e hotelit, por më pas u saktësua se u gjetën të pajetë në pishinën dimërore.

Të fundit

Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5...

“Serbia të njohë Kosovën!” Dy kongresistet i shkruajnë Trump: Zgjidhe!

Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Siç bënte...

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator. Sipas mediave të huaja,...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Lajme të tjera

Web TV