Aeroporti i Vlorës dhe Rruga e Arbrit në ditë të shënuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka gjetur dy data historike 28 dhe 29 nëntor për të hapur një kantier, atë të Aeroportit të Vlorës dhe për të mbyllur një tjetër atë të Rrugës së Arbrit.

Festat e 28-29 nëntorit këtë vit do të jenë edhe një datë e rëndësishme sa i përket investimeve publike. Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur këto dy data për të hapur një kantier ndërtimi dhe për të mbyllur një tjetër. Ai bën me dije përmes një postimi në rrjetet sociale se më 28 nëntor do të hapet kantieri për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës. Po ashtu kreu i qeverisë njofton së në 29 nëntor do të hapet për qarkullim Rruga e Arbrit. “28 nëntor- Hapet kantieri i aeroportit ndërkombëtar të Vlorës 29 nëntor- Hapet për qarkullim Rruga e Arbrit”, shkruan Rama, teksa poston pamje nga të dy veprat. Më herët gjatë replikave me opozitën në Kuvend, kryeministri Edi Rama u shpreh: “Me mendjen tuaj Shqipëria mbeti aty ku ishte, por faktet flasin dhe në 29 Nëntor do të hapet rruga e Arbrit që të kalojnë njerëzit me të vetmin problem që në qafën e Murrizit për shkak të problemit gjeologjik të tunelit që ka krijuar vonesa të mirëdokumentuara, gjithë pjesa tjetër është gati”. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila ka shpërndarë të njëjtin postim me kreun e qeverisë, tha se këto vepra të rëndësishme infrastrukturore janë për Shqipërinë e së ardhmes. “Jemi gati për të vazhduar veprat e rëndësishme infrastrukturore për shqiptarët, për Shqipërinë e së ardhmes”, shkruan Balluku.

Më 20 prill u nënshkrua edhe kontrata me kompaninë fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, që pritet të ndërtohet brenda 4 viteve të ardhshme dhe do të jetë i tretë aeroport ndërkombëtar në vend. Fitues për ndërtimin e tij u shpall konsorcium kompanish të themeluara në Zvicër, ku pjesa më e madhe e aksioneve 50% zotërohet nga Mabetex, kompania e biznesmenit Behgjet Pacolli, dhe 48% nga YDA Group firma që po ndërton Spitalin e Fierit me bazë në Ankara dhe 2% nga 2A group. Konsorciumi fitues ofroi një vlerë investimi prej 103.9 milionë Eurosh dhe do të ketë operimin për 35 vjet të pistës së aeroportit.  Aeroporti i Vlorës do të jetë edhe baza për flotën e avionëve Air Albania, ndërsa për herë të parë aty do të ketë një zonë të veçantë për mirëmbajtjen e avionëve, një shërbim i ri i kërkuar nga kompani të huaja, i cili do të përkthehet në të ardhura dhe vende pune shtesë për zonën. Nga ana tjetër, Rruga e Arbrit do të shkurtojë kohën e lidhjes së Dibrës me Tiranën, do të lehtësojë transportin e qytetarëve dhe do krijojë më shumë aksesueshmëri për daljen në treg të produkteve të zonës.

Të fundit

SHBA do të vendosë tarifa edhe ndaj BE-së? Blloku europian nën ‘ethet’ e kohës

Vetëm disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara vendosën tarifa ndaj mallrave nga Kanadaja, Kina dhe Meksika, Bashkimi Evropian mund...

Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio merr drejtimin e USAID-it

Sekretari i Shtetit Marco Rubio njoftoi të hënën se ai është administratori në detyrë i Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, duke konfirmuar marrjen de-fakto...

Ngjela: “Berisha vuan nga skllavëria e pushtetit, Rama do të mbetet në krye”

Teksa ka komentuar zgjedhjet e 11 majit, Avokati Spartak Ngjela nuk e vë në dyshim fitoren e të majtës, e jo për meritë të...

Trump, i vetmi president amerikan që e fillon punën me kuota nën 50%

Nga Eduard Zaloshnja George Gallup ishte i pari statisticien që zhvilloi sondazhe të opinionit publik, bazuar në një kampion statistikor me rreth 1100 qytetarë të...

Dominimi absolut i TikTok – Si gjenerata e re po ripërcakton pjesëmarrjen dixhitale

TikTok është padyshim platforma më e kërkuar e rrjeteve sociale në krahasim me aplikacionet e tjera në universin dixhital. Numri i përdoruesve të tij është vazhdimisht...

Lajme të tjera

Web TV