Turqia, shpallet Republikë, Ankaraja zgjidhet kryeqytet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 29 tetor të vitit 1923, Turqia, shpallet Republikë pas shpërbërjes së Perandorisë Otomane. Traktati i Lozanës i 24 korrikut 1923 çoi në njohjen ndërkombëtare të sovranitetit të “Republikës së Turqisë” të formuar rishtazi si shtet pasardhës i Perandorisë Osmane, dhe Republika u shpall zyrtarisht më 29 tetor 1923. Ankaraja gjithashtu u zgjodh si kryeqytet, pasi më parë këtë atribut e mbante Stambolli i cili, mbeti qyteti më i rëndësishëm pas saj. Mustafa Kemal Ataturk, do të ishte lideri i parë i Turqisë modern.

Turqia është një shtet transkontinental në Euroazi, që shtrihet kryesisht në Azinë e Vogël dhe me një pjesë të vogël në Gadishullin Ballkanik në Evropë. Turqia është një republikë parlamentare, demokratike e sekulare me një trashëgimi të shumëllojshme kulturore. Turqia kufizohet me tetë vende: me Greqinë në perëndim; me Bullgarinë në veriperëndim; me Gjeorgjinë në verilindje; me Armeninë, Azerbajxhanin e Iranin në lindje, me Irakun në juglindje dhe me Sirinë në jug. Turqia në perëndim laget nga Deti Egje, në veri nga Deti i Zi dhe në jug nga Deti Mesdhe. Bosfori, Deti Marmara dhe Dardanelet e ndajnë Trakinë dhe Azinë e Vogël; gjegjësisht Evropën dhe Azinë. Vendndodhja e Turqisë i ka dhënë asaj rëndësi gjeopolitike dhe strategjike përgjatë historisë.

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV