E pazakontë në Sarandë/ Nipi bind gjykatësin: Lironi dajën, drogën e mbolla unë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dëshmia e nipit, ka qenë kyçe për lirimin e Alim Abazit, 60-vjeçarit i cili që prej 9 gushtit ishte arrestuar për kultivimin e 54 rrënjëve “cannabis sativa” në Qafen e Soronesë, Bashkia Konispol.

Nipi Sabri Muçaj, edhe ky i arrestuar në një ditë me dajën,  ka deklaruar se Abazi është i pafajshëm, pasi drogën e kishte mbjellë ai, në tokën e shtetit, shumë pranë stanit të 60-vjeçarit. Muçaj, rrëfeu se shfrytëzonte momentin kur daja i tij largohej me bagëti në kullotë dhe pastaj shkonte për t’u shërbyer bimëve narkotike.

“Përsa i përket bimëve narkotike të gjetura në vendin e ngjarjes, ato bimë i kam kultivuar unë dhe nuk ka dijeni asnjë person tjetër. Duke qenë se nuk ishim në tokën e dajos tim, e kam mohuar deri në këtë fazë fajësinë për veten time me idenë se do t’i shmangesha përgjegjësisë penale. Por sot deklaroj se këto bimë më përkasin mua dhe asnjë shtetasi tjetër. Bimët narkotike ishin mbjellur në tokë “shtet”. Dajoja im nuk ka dijeni e lidhje me këtë ngjarje” ka deklaruar Mucaj.

Nisur nga kjo dëshmi, gjyqtari Fatmir Ndreu ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje dy herë në muaj” dhe garanci pasurore 500 mijë lekë të reja ndaj 60-vjeçarit me qëllim për të siguruar moslargimin e tij deri në përfundim të gjykimit.

Të fundit

Atentat në Poloni! Zelensky shpëtoi për mrekulli, zbulohen detajet

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ishte shënjestra e një komploti vrasjeje që do të kryhej nga një pensionist ushtarak polak,...

Aksident dhe sherr, policia nxjerr pamjet, çfarë ndodhi në Vlorë

Policia ka publikuar pamjet e aksidentit që degjeneroi edhe në dhunë, ditën e sotme në Vlorë, duke dhënë edhe sqarime për ngjarjen. Bëhet me dije...

Ylli i Premier League flet publikisht: Dua Barcelonën, Spanja është e bukur

Lojtari i Manchester United, Marcus Rashford, ka thënë se do të dëshironte t'i bashkohej Barcelonës këtë verë dhe të luante me Lamine Yamal. Ai...

Hungaria dhe Sllovakia bllokojnë sanksionet e BE-së kundër Rusisë

Hungaria dhe Sllovakia kanë vendosur të mos e mbështesin planin e BE-së për paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë, njoftoi të hënën ministri...

Taulant Balla takohet me shqiptarë të suksesshëm: Ju kontribuoni për Shqipërinë

Ministri i Shtetit dhe drejtuesi Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla ka zhvilluar një takim të veçantë me dy përfaqësues të komunitetit shqiptar...

Lajme të tjera

Web TV