Boris Johnson qetëson anglezët: Mbretëresha Elizabeth është në formë shumë të mirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbretëresha Elizabeth, e cila ishte këshilluar nga mjekët për të pushuar dhe për të shmangur vizitat zyrtare për të paktën dy javë, është në formë të mirë. Kështu tha sot kryeministri britanik, Boris Johnson.

Johnson, i cili komunikon me Mbretëreshën çdo të mërkurë për përditësimin javor, tha sot për Channel 4 se gjatë bisedës së tyre kishte mësuar se ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

“Ajo vetëm duhet të ndjekë këshillat e mjekëve të saj dhe të pushojë dhe mendoj se kjo është gjëja e rëndësishme. Unë mendoj se i gjithë vendi i uron që të bëhet mirë,”-tha ai.

Elizabeth është duke pushuar në rezidencën e saj në Kështjellën Windsor pas shtrimit të saj një ditor në spital pak ditë më parë. Pas shqetësimeve me shëndetin ajo anuloi një sërë vizitash të planifikuara dhe kaloi një natë në spital për arsye që ende nuk dihet, por nuk ka lidhje me pandeminë e koronavirusit.

Të fundit

25 sanitare të spitalit psikiatrik të Vlorës: Kemi dy muaj pa marrë rrogën

Sanitaret e Spitalit Psikiatrik në Vlorë kanë dalë në protestë për mungesën e pagës prej dy muajsh ndërsa kanë...

1940 – “Dita më e vështirë”: Kur qielli mbi Britani vendosi fatin e Evropës

Më 18 gusht 1940, ndodhi ajo që më vonë do të njihej si “Dita më e vështirë” (The Hardest Day) – një nga përballjet...

Sherri për parkimin shkon në dhunë, dy vëllezërit plagosin nënë e bir

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në lagjen nr. 4 të Sarandës, ku një konflikt për parkimin e automjetit degjeneroi...

Borussia Dortmund dhe Niko Kovac shtrëngojnë duart

Vlera e Niko Kovac po rritet ndjeshëm në Dortmund. Negociatat për rinovimin e kontratës së trajnerit janë duke u zhvilluar dhe duket se janë...

Aksident në Greqi, tre shqiptarë shkrumbohen brenda makinës

Tre shqiptarë kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti tragjik të ndodhur mesditën e së hënës në...

Lajme të tjera

Web TV