Makina shpërthen në hyrje të aeroportit ndërkombëtar të Jemenit, humbin jetën 12 persona (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një makinë shpërtheu pranë hyrjes së aeroportit ndërkombëtar të Jemenit, në Aden, duke i marrë jetën të paktën 12 personave. Nuk është e qartë nëse incidenti është një sulm terrorist, por një burim sigurie tha se makina shpërtheu në hyrjen e jashtme të aeroportit pranë një hoteli.

Aden është ‘shtëpia e përkohshme’ e qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Jemenit, e cila si pjesë e një koalicioni të mbështetur nga Arabia Saudite ka luftuar kundër grupit Houthi të lidhur me Iranin për rreth shtatë vjet.

Por tensionet kanë qenë gjithashtu për vite me radhë brenda vetë Adenit midis qeverisë dhe grupeve separatiste jugore. Në fillim të këtij muaji, në Aden, një makine i ishte vendosur një bombë që synonte shpërthimin e një kolone, që mbante guvernatorin e qytetit, një anëtar i STC. Ku si pasojë u vranë të paktën gjashtë persona dhe u plagosën disa të tjerë, ndërsa guvernatori mbijetoi.

Të fundit

Shtohen zjarret në makina, eksperti: Gabimet nisin që në servis, ndikon edhe i nxehti

Makinat që përfshihen nga flakët, e sidomos teksa janë në ecje, po regjistrohen çdo ditë e më shumë në...

Po vjen epoka e re e administrimit të pallateve, Mazniku prezanton projektligjin

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku prezantoi në Komisionin për Ekonominë dhe Financat projektligjin “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”. Ai synon...

Shfaqet sëmundja e Brucelozës në Dibër, izolohen dy familje të zonës

Pas sëmundjes së Murtajës në Dibër është shfaqur edhe sëmundja e Brucelozës. Janë dy familje të cilat janë izoluar në Njësitë Administrative Kastriot dhe...

Xhaferri për rezultatin e 11 majit: PD do ankohet për zgjedhjet në SHBA

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe deputeti i sapozgjedhur në qarkun e Tiranës, Besart Xhaferri, deklaroi se opozita po vijon procesin e...

DASH do t’i heqë “non gratën” Berishës? Ish-zyrtari i lartë: Ja si hiqet masa

Ish-ambasadori dhe diplomati i karrierës në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore, njohës shumë i mirë i zhvillimeve në Ballkan, thekson ekskluzivisht për A2 CNN...

Lajme të tjera

Web TV