Momente të vështira tek Barcelona/ Zbulohet problemi në zemër që ka Aguero, iu rishfaq pas 12 vitesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Barcelona po përjeton një moment të vështirë historik, por aventura e “El Kun” Agüero nuk po shkon më mirë…

Sulmuesi argjentinas kërkoi ndryshimin para se të arrinte pushimin në ndeshjen e djeshme kundër Deportivo Alavés. Duke parë përsëritjet, nuk u vlerësua asnjë dëmtim i muskujve, por argjentinasi u rrëzua shpejt përtokë me dorën në kraharor dhe në qafë. Pas protokollit për këto raste ai është përcjellë me ambulancë në spitalin e Barcelonës.

Java tragjike e Barçës

Aty iu nënshtrua disa studimeve të kardiologjisë për shkak të shqetësimit në gjoks dhe i është diagnostikuar një aritmi kardiake, pra një çrregullim i ritmit të zemrës.

Në këtë mënyrë, mbi “El Kun” do të kryhen studime më të thelluara për të vazhduar analizën e gjendjes shëndetësore të argjentinasit.

Sipas El País, ai tashmë pësoi një aritmi, afërsisht dhjetë ditë më parë.

Futbollisti është i qetë, për aq sa ka mundur, por i shqetësuar për këtë situatë të re me të cilën po përballet, ndonëse tashmë ka pësuar një episod të barabartë 12 vite më parë.

Argjentinasi ishte në gjendje të debutonte me fanellën e Barçës më 17 tetor kundër Valencias, duke u rikthyer nga një dëmtim i tendinit në pjesën e brendshme të këmbës së djathtë që nuk e kishte lejuar të niste sezonin.

Kundër Real Madridit, në ndeshjen e tij të dytë si Blaugrana, ai shënoi golin e parë me ekipin e tij të ri.

Siç ka mësuar portali “ARA”, Agüero, i cili u largua nga ndeshja me dorën në gjoks, fytyrë e shqetësuar dhe me vështirësi në frymëmarrje, pësoi një episod aritmie kardiake.

Domethënë një ndryshim i pulsit që në varësi të origjinës nuk ka pse të ketë pasoja të menjëhershme në karrierën e tij profesionale. Në fakt, burimet e konsultuara theksojnë se sulmuesi tashmë e ka pasur këtë problem në të kaluarën dhe ka mundur të vazhdojë të luajë në elitën e futbollit.

Lexo edhe :  E bujshme! Zidane rikthehet në stol, destinacioni i tij...

Megjithatë, Barça dëshiron të jetë e kujdesshme dhe doktor Josep Brugada, i cili viziton Barnaclínic dhe qendra të tjera private në Barcelonë, do të jetë i ngarkuar për kryerjen e ekzaminimeve përkatëse në orët në vijim.

Madje nuk përjashtohet mundësia që Agüero të luajë sërish këtë javë, në të cilën janë dy ndeshje: Dinamo dhe Celta de Vigo!

Të fundit

“Mbushet” portali i denoncimeve/ “Hapësira ime publike”, mbi 3000 ankesa nga qytetarët

24 orë nga aktivizimi i portalit hapësira ime publike, qytetarët janë dyndur të denoncojnë onlinë mijëra raste të ndërtimeve...

Mesazhi i fundit i gazetarit të Al Jazeera-s që u vra nga izraelitët

Pesë gazetarë të Al Jazeera-s janë vrarë në një sulm izraelit pranë Spitalit Al-Shifa të Qytetit të Gazës, tha transmetuesi i Katarit. Korrespondentët Anas al-Sharif...

U anulua një muaj më parë, rihapet gara për koncesionin e autostradës Milot-Balldre

Një muaj pas anulimit, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka rishpallur garën për koncesionin e autostradës Milot-Balldre me vlerë 364,732,924 euro pa TVSH. Kompanitë...

Shumica e të rinjve shqiptarë nuk do të kenë kurrë shtëpi të tyren!

Shqipëria dhe pjesa më e madhe e globit, po arrijnë në një pikë ku të paturit e një shtëpie po bëhet e pamundur për...

11 gusht 1965 – Trazirat racore në Watts, Los Angeles, 35 të vdekur

Një shpërthim i dhunshëm, një klithmë e dëshpërimit të akumuluar Më 11 gusht 1965, rrugët e lagjes Watts, në jug të Los Anxhelosit, shpërthyen në...

Lajme të tjera

Web TV