Vrasja e ish-policit në Laç, në atentat morën pjesë dy persona! Skena u filmua nga kamerat e bankës dhe të bizneseve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me krimin që tronditi sot Laçin, ku një ish-polic u vra pranë biznesit të tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:23 të mëngjesit, në qendër të këtij qyteti, pranë një banke të nivelit të dytë.

Nga të dhënat e grupit hetimor, dyshohet se kanë qenë dy persona që kanë kryer atentatin ndaj Xhelal Reçit, i cili sapo kishte zbritur në mënyrë të befasishme nga mjeti i tij dhe ishte drejtuar biznesit që kishte në pronësi, një dyqan veshjesh. Mjeti i ish-policit nuk ishte parkuar mirë, duke zënë dhe një pjesë të rrugës, që për hetuesit e çështjes ngre dyshime se Reçi edhe mund të ketë kuptuar që ndiqej nga dikush.

Ai është qëlluar me armë zjarri ngjitur me biznesin e tij, ndërsa ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Fatmirësisht kjo zonë, ku shumë pranë është dhe banka, është e pajisur me kamera sigurie, të cilat do të hedhin dritë rreth identifikimit të autorëve. Këta të fundit janë larguar nga vendi i ngjarjes fill pas krimit me një makinë tip Toyota, të cilës i vunë flakët në Milot.

‘BalkanWeb’ raporton se pista kryesore e policisë mbetet një atentat i dështuar që iu bë djalit të viktimës në gusht ët 2020-ës, ku teksa udhëtonte me makinën bashkë me familjen, dy persona në motor tentuan ta vrisnin. Por fatmirësisht ai mundi t’i devijonte ata, por falë edhe faktit se një prej atentatorëve iu bllokua edhe arma. Pavarësisht kësaj ngjarje, policia nuk ka përjashtuar edhe pistat e tjera.

Të fundit

Zbulohen 3 arsyet pse Bayern “u zhyt” duke investuar 75 mln euro për Luis Diaz

Luis Diaz nuk po trajtohet si blerja perfekte te Bayern. Për tifozët dhe mediat gjermane (jo të gjitha), duket...

Fatos Çoçoli: Pula e artë e rivlerësimit të ulët të pronave

Ulja e tarifës së rivlerësimit të pronave nga 15 përqind në 5 përqind, e cila do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2026...

Amber tregon arsyen pse nuk do ketë kurrë fëmijë: Janë të pafajshëm

Amber, ish-banorja e “Big Brother VIP 4” e cila ka treguar hapur se është një transgjinore, ka rrëfyer një pjesë shumë të ndjeshme të...

Berisha konfliktohet hapur me Këlliçin, arsyeja është SPAK

Mes Sali Berishës dhe ‘besnikut’ të tij Belind Këlliçi duket se ka nisur një përplasje, që nuk ka mbetur vetëm brenda mureve të PD,...

Elsa dhe Fredi bëhen bashkë sërish!

U shkrua rreth 40 vjet më parë nga Adelina Balashi. Vështirë të besosh se një punim diplome do të kthehej në një nga komeditë...

Lajme të tjera

Web TV