Barcelona e cilëson një marrëveshje të kryer, klubi i Al Sadd mohon spekulimet për Xavin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Afrimi i Xavit në Camp Nou mund të zgjasë më shumë sesa pritej, pavarësisht se Joan Laporta filloi bisedimet për afrimin e spanjollit fill pas vendimit për shkarkimin e Ronald Koeman.

Të dyja palët duan që të arrihet një marrëveshje, por klubi aktual i Xavit, Al Sadd, heziton të lejojë largimin e trajnerit katalanas.

Siç raportohet, klubi i Katarit është i zemëruar me mënyrën se si Barcelona e ka trajtuar marrëveshjen si të përfunduar, ndërkohë që askush nuk i ka kontaktuar drejtpërdrejt.
Laporta dhe bordi i tij janë në dijeni se do të duhet të negociojnë me ta për të sjellë Xavin në Barcelonë.

Al Sadd, i cili kishte qëndruar i heshtur për këtë temë, reagoi për here të parë në Twitter.

“Në përgjigje ndaj asaj që po qarkullon kohët e fundit, drejtuesit e Al Sadd-it rikonfirmojnë se Xavi ka një kontratë dyvjeçare me klubin dhe është plotësisht i fokusuar në ndeshjen e ardhshme të skuadrës, për të mbajtur vendin e parë në ligë dhe për të mbrojtur titullin”, shkruan klubi.

Vetë Xavi gjithashtu ka shmangur diskutimin e spekulimeve publikisht, me ekipin e tij të pamposhtur deri më sot këtë sezon.

“Jam shumë i përqendruar në punën time me Al Sadd dhe nuk dua të flas për asgjë tjetër”, u përgjigj ai kur u pyet për Barcelonën.

Barcelona qëndron e bindur për zyrtarizimin e Xavit në heshtje dhe nuk kërkon të nxitojë procedurat.

Barcelona nuk ka kontaktuar ende me Al Sadd pasi pret reagimin e vetë Xavit. Për momentin, drejtuesit e klubit katalanas preferojnë të presin dhe të shohin se çfarë do të ndodhë.

Të fundit

Çfarë është festa e Tomorrit!

Festa e Malit të Tomorrit është ngjarja më e madhe fetare e bektashinjve dhe një nga pelegrinazhet më të...

Plakja e trurit nis më herët se sa mendonit, studimi zbulon shifrat tronditëse

Ideja që “fillon të plakesh pas të 50-ave” është thjesht një shprehje sepse plakja është një proces kompleks dhe gradual që nis më herët,...

Nga 1 shtatori, Kanadaja do të heqë tarifat për produktet amerikane

Kanadaja do të eliminojë shumë nga tarifat që vendosi për mallrat e importuara amerikane dhe gjithashtu do të intensifikojë kontaktet e saj me Shtetet e Bashkuara për të krijuar një...

Deep Purple për “Smoke on the Water”: Është si të kesh një buton që çmend publikun

“Shkuam të shihnim Frank Zappën në kazino Montreux. Por dikush qëlloi me një armë sinjalizuese drejt tavanit dhe – whoosh! I gjithë ndërtesa u...

Ndihmonte emigrantët nga vendet e treta për të kaluar kufirin, arrestohet 28-vjeçari!

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër, pasi ndihmonte emigrantë nga vendet e treta që të kalonin kufirin, në mënyrë të paligjshme. Sipas policisë,...

Lajme të tjera

Web TV