Sulmet me raketa në një xhami dhe në një shkollë fetare plagosën dhe vranë 29 civilë, përfshirë gra dhe fëmijë, në provincën Marib të Jemenit, shkroi ditën e sotme ministri i informacionit në Twitter. Dy raketa balistike u përdorën në sulmet e mbrëmjes së të dielës, bëri me dije në një deklaratë zyra e guvernatorit të Maribit.
Kombet e Bashkuara thonë se rreth 10,000 njerëz u zhvendosën në muajin shtator nga luftimet në Marib. Ato bën thirrje për një hapësirë humanitare e cila të përdorej për ndihmë.
Lufta në Jemen dhe kolapsi ekonomik si dhe kufizimet në importe në zonat e kontrolluara nga Houthi kanë shkaktuar atë që Kombet e Bashkuara thonë se është kriza më e madhe humanitare në botë, me 16 milionë njerëz që përballen me urinë.