Champions League/ Milan dhe Inter ‘të dënuara’ për fitore, Liverpool për të siguruar kualifikimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Uefa Champions League do të sjellë një mbrëmje emocionuese me përballje të forta dhe vendimtare për shumë skuadra që synojnë të kalojnë grupin.

Milani i Piolit, do të presë Porton në San Siro në një sfidë që ose do të mbajë gjallë ose do të shuajë përfundimisht shpresat e kuqezinjve për kalimin e grupit. Po në këtë orë, Reali i Ancelottit do të tentojë të rrëmbejë vendin e parë dhe të hedhë një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit të mëtejshëm.

Ndërkohë, në sfidat e mbrëmjes, Dortmundi kërkon hakmarrjen ndaj Ajaxit, që e shkatërroi 3-0 në ndeshjen e fundit. Liverpool-Atletico Madrid do të jetë kryendeshja e mbrëmjes, me “The Reds” që deri më tani kanë një ecuri fantastike me 3 fitore në po kaq ndeshje, ndërsa Atletico shpreson për të dalë me pikë nga kjo ndeshje.

PSG do të udhëtojë në Gjermani për tu përballur me Leipzig, ndërsa Interi do të tentojë të ngjitet në vendin e dytë, duke zhvendosur kryesuesit e Sheriff në vendin e tretë. Ndërkohë, në grupin C, Sportingu i Lisbonës do të presë turqit e Besiktas për të kompletuar një mbrëmje spektakolare në Champions League.

Të fundit

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Ylli Manjani zbulon strategjinë e Ramës: Ja pse nuk flet për kodin e ri penal

Kodi i ri penal ka qenë tema e diskutimit mbrëmjen e të martës në “Now” në Euronews Albania me një grup ekspertësh dhe opinionistësh. Lidhur...

18 të vdekur dhe 50 të zhdukur pas përmbysjes së varkës me emigrantë në Mesdhe

Të paktën 18 emigrantë humbën jetën në një anije të mbytur pranë qytetit lindor libian Tobruk gjatë fundjavës dhe 50 të tjerë rezultojnë ende...

Lajme të tjera

Web TV