Shembjet te ‘5 Maji’/ Banorët firmosin marrëveshjet me Bashkinë e Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banorët që preken nga projekti i lagjes së re te “5 Maji” janë dakordësuar dhe kanë filluar nënshkrimin e marrëveshjeve me Bashkinë e Tiranës për t’u pajisur me shtëpi, sipas VKM-së së miratuar nga qeveria në shtator të 2021, nëpërmjet procesit të kompensimit përmes shkëmbimit.

Aktualisht janë nënshkruar 23 akt- marrëveshjet e para pranë Drejtorisë Juridike.

Për të lehtësuar procesin dhe për t’u ardhur në ndihmë banorëve, Bashkia e Tiranës ka hapur edhe një zyrë të posaçme për sqarimin dhe nënshkrimin e kontratave me banorët në këtë zonë.
Sipas VKM-së së miratuar nga qeveria në shtator të 2021, sigurohet se të gjithë banorët që preken nga ky projekt do të përfitojnë kompensim të plotë, nëpërmjet shkëmbimit të pronës së tyre me objektet e reja që do të ndërtohen në lagjen e re. Po kështu, poseduesit e banesave në proces legalizimi, tashmë do të përfitojnë të njëjtën sipërfaqe në metra katrorë, në godinat e reja që po ngrihen në të njëjtën zonë.

Përfitues nga ky projekt do të jenë edhe familjet të cilat kanë pasur ndërtime pa leje, duke u shpronësuar 100% e sipërfaqes së objektit pa leje.

 

Të fundit

S’ka zëvendësues për numëruesit e PD, 3 KZAZ në Fier ndërpresin punën deri nesër

Komisionerët e Partisë Demokratike në Fier kanë ndaluar numërimin, duke u tërhequr. Sipas tyre, kjo gjë ka ndodhur pasi është...

Alimehmeti dhe Tabaku të preferuarit e demokratëve në Njësinë 10, nga PS kryesojnë…

Në njësinë bashkiake nr. 10, një prej dy njësive ku u zhvillua numërimi elektronik rezulton se socialistët kanë preferuar në masë ish ministrin e...

Pas Vorës, Partia Socialiste fiton edhe Rrogozhinën, ja sa vota siguroi!

Në Bashkinë Rrogozhinës janë numëruar 56 kuti nga 56 që janë në total. Partia Socialiste fiton duke siguruar mbi 4864 vota pse 52.89 %. Pas PS, renditet Koalicioni Partia...

Kujdes nëse udhëtoni në këto data, Aeroporti i Rinasit bën njoftimin e rëndësishëm

Në datat 15 dhe 16 maj, Tirana do të mirëpresë Samitin e Komunitetit Politik Europian, me pjesëmarrjen e liderëve nga e gjithë Europa. Për shkak...

Belind Këlliçi pranon humbjen/ Nuk kemi dalë ashtu siç e prisnim!

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike Belind Këlliçi njëherësh dhe kandidat për deputet theksoi se rezultati i deritanishëm nga numërimi i votave nuk është ai...

Lajme të tjera

Web TV