“Nuk e lejoj të japë dorëheqjen, por…”/ Berisha sfidon Bashën: Po të ishte burrë, vinte dhe debatonte me mua

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi gjatë “Foltores” me të rinjtë në Tiranë, se tashmë ai nuk pranon as dorëheqjen e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së.

“Nuk e lejoj të japë dorëheqjen, por do ta heqim”, tha ish-kryeministri i shpallur “non grata” nga SHBA, që ka shpallur zyrtarisht ambicien për të rimarrë drejtimin e PD-së.

Berisha shprehu qëndrimin e tij kundër zgjedhjeve në FRPD, vendim i shpallur disa ditë më parë nga kryedemokrati Lulzim Basha.

“Ne në këtë betejë kemi edhe probleme të brendshme të forta në PD. Pengkryetari ka humbur çdo lloj morali që drejtues dhe së fundmi është vërsulur ndaj organizatës suaj dhe të grave demokrate, në një hakmarrje të turpshme dhe primitive. Vendi i tij, po të ishte burrë, duhet të ishte para jush sot. Të ishte këtu me Belindin, Rigersnin, mua, në një debat të hapur, por rri kyçur në zyrën e tij, jep urdhra me telefon dhe deklaron njësoj si dikur në kohërat më staliniste të Shqipërisë uzurpimin e FRPD-së, uzurpimin e Lidhjes së Grave. Forumi juaj ka statutin, drejtuesit e vet, trashëgimitë e tij, nuk është pronë e askujt, por është tërësia e idealeve më fisnike. Askush nga ju nuk është kundër zbatimit të statutit, kundër proceseve zgjedhore në radhët tuaja, por ato janë kompetencë ekskluzivisht e juaja. Do jeni ju që do zhvilloni procesin zgjedhor dhe do përcaktoni se si do t’i zgjidhni ju drejtuesit. Kryetari pa parti nuk përcakton dot më asgjë. E ka kapur një frikë e tmerr nga ju, është i pashpresë”, tha Berisha.

Ish-kryeministri premtoi se “Shqipëria do të ketë opozitën konservatore më të fuqishme dhe fitimtare”.

Të fundit

Adolf Hitleri bëhet “Führer” i Gjermanisë pas vdekjes së Presidentit Paul von Hindenburg

2 gusht 1934 Më 2 gusht 1934, Presidenti gjerman Paul von Hindenburg ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare. Vetëm pak orë...

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri i presidentit amerikan vjen pasi...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

Lajme të tjera

Web TV