Vrasja e Ruzhdi Hoxhës, policia: Arrestohet edhe vëllai i autorit, bashkëpunoi në krim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër person i arrestuar në lidhje me rrëmbimit dhe vrasjes së shtetasit Ruzhdi Hoxha. Pas Ferdinand Rrushit, në pranga është vënë edhe vëllai i tij, Pajtim Rrushi.

Trupi i pajetë i biznesmenit u gjet në Qafë Mollë në malin e Dajtit, i vrarë dhe i mbuluar me zhavorr në një humnerë. 42-vjeçari Pajtim Rrushi akuzohet për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Fshehje ose asgjësim i kufomës”, i dyshuar si bashkëpunëtor në ngjarje.

NJOFTIMI I POLICISË

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga Sektori i Krimeve të Rënda nën drejtimin e Prokurorisë në kuadër të operacionit policor të koduar “Qafë Molla”, është vënë në pranga vëllai i autorit të dyshuar të krimit. 42-vjeçari i dyshuar si bashkëpuntor në krim.

Në vijim të punës intensive hetimore dhe profesionale me qëllim dokumentimin e autorsisë së rrëmbimit, vrasjes dhe më pas zhdukjes së kufomës së shtetasit Ruzhdi Hoxha, prej disa ditësh ka vijuar operacioni policor i kodur “Qafë Molla”.

Në operacion u përfshinë Strukturat Hetimore të DVP Tiranë dhe të Komisariati i Policisë Nr.4, Fnsh dhe Institutit të qenëve të Policisë nën koordinimin e Deparatamentit të Policisë Kriminale dhe Departamentit për Sigurinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, duke kryer kërkime masive në të gjithë zonën e Dajtit.

Si rezulat edhe i kontrollit me qentë e gjurmës, në Qafë Mollë, mbrapa Dajtit, në një greminë, u gjet i mbulur me zhavor e gurë trupi i pajetë i shtetasit Ruzhdi Hoxha. Në kuadër të veprimeve hetimore të kryer nga Sektori i Krimeve të Rënda kundër Jetës, është bërë e mundur zbardhja e autorsisë së kësaj ngjarje, ku dyshohet se shtetasi Fredi Rrushi, është autor i rrëmbimit dhe i vrasjes së shtetasit Ruzhdi Hoxha. Shtetasi Fredi Rrushi është arrestuar më datë 26 tetor 2021 nga DVP Tiranë, si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ligjzbatuese italiane për veprën penale të trafikimit të narkotikëve.

Lexo edhe :  Krimet zgjedhore, PPE pranon kërkesën e Berishës: Mision faktmbledhës në Shqipëri

Gjithashtu, ky shtetas dyshohet dhe si porositësi dhe organizatori i kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Ballenj, me datë 31.10.2021, ku u vunë në pranga shtetasit A. D dhe G. K. Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit Pajtim Rrushi 42 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojne zbulimin e të vërtetës” dhe “Fshehje ose asgjësim i kufomës”, i dyshuar si bashkëpunëtor në ngjarje.

Si dhe u bë vendimi i ndalimit në ambientet e burgimit i shtetasit Fredi Rrushi për veprat penale “Vrasje me paramendim” “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Fshehja e kufomës”. Nga ekspertiza paraprake rezulton se shtetasi Ruzhdi Hoxha është vrarë me armë zjarri. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Serbët spiunuan kombëtaren shqiptare? Ja si përgjigjet Sylvinho

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, sot u pyet në lidhje me lajmin që qarkullonte në mediat serbe, se një gazetar...

“Xhuxhi i lig”, arrestohet 48-vjeçari shqiptar, drejtori i trafikimit të drogës

11 persona dhe një 48-vjeçar shqiptar Elidon Buxheli, kanë rënë në prangat e policisë italianë pas një bastisjeje të madhe nga Policia e Shtetit...

Kapiteni Gjimshiti ka një mesazh të fortë para ndeshjes me Serbinë

Trajneri Sylvinho dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë folur për mediet në ‘Arenën Kombëtare’ para ndeshjes kundër Serbisë. Ky duel luhet të shtunën e 7...

Kombëtarja kryen seancën stërvitore në “Air Albania”, kuqezinjtë duken të karikusr

Pas konferencës për shtyp të trajnerit Sylvinho, kuqezinjtë kanë zhvilluar seancën stërvitore në “Air Albania”, ashtu si ndodh zakonisht para një ndeshje zyrtare. Më pas...

Zhduket 35-vjeçari në Dibër, babai: Më ka ikur djali nga shtëpia

Një 65-vjeçar është paraqitur në Komisaritatin e Dibrës teksa ka denoncuar humbjen e djalit të tij. 65-vjeçari me iniciale Sh. N., ka treguar se i...

Lajme të tjera

Web TV