Veliaj: Po përgatitemi për zgjedhjet në Rrogozhinë dhe Vorë, do të fitojmë më thellë se më 25 prill

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës Erion Veliaj është ndalur në Vorë, Bashki e cila do të shkojë në zgjedhjet e pjesshme vendore, ku ka deklaruar se fitorja për këtë forcë politike do të jetë edhe më e thellë se ajo e 25 Prillit. Duke ironizuar zhvillimet në Partinë Demokratike Veliaj tha diferenca mes atyre që fokusin e kanë te foltoret dhe lufta e brendshme dhe partisë së fokusuar te problemet reale të njerëzve sot është më e qartë se kurrë më parë.

“Shikoni ata që kishim ne përballë. Janë duke u zënë me foltoret, cirku që shkon fshat më fshat. “Çfarë do ndodhë me Saliun dhe çfarë do ndodhë me Lulin?!” U provua ajo që ne thonim në fushatë, – këta nuk e kanë mendjen tek hallet e njerëzve, këta e kanë mendjen ku janë vetë. Fakti që ata janë duke u marrë me hallet e tyre, do të thotë që për popullin s’u ra kurrë në mend. Iu duheshin votat vetëm për atë moment, pastaj pas 25 prillit nuk janë dukur më se e kanë mendjen tek foltorja. Kurse ne duhet të fokusohemi aty ku e kanë mendjen njerëzit, aty ku e kanë hallin njerëzit, aty ku duhet të zgjidhim çështjet e njerëzve duke filluar nga ndërtimi deri tek shtëpia e fundit apo tek çdo nevojë tjetër,” u shpreh Veliaj.

Ai tha se Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë Partisë Socialiste për zgjedhjet e fundit lokale dhe tashmë është koha për të rindezur motorët elektoralë edhe në 2 bashkitë e Qarkut të Tiranës të mbetura pa kryetar të legjitimuar nga zgjedhësit.

“Ne morëm vendimin e drejtë nga Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias që zgjedhjet vlenin. Kështu që ne po përgatitemi për zgjedhje në Rrogozhinë dhe në Vorë, ku do të fitojmë më thellë seç fituam në datën 25 prill, se po të shikosh ata që kishim përballë s’janë dukur më. LSI-ja e ka mbyllur komplet qepenin, ai dyqan nuk shet më, është komplet për likuidim. Ndërsa ata të tjerët janë cirku në fshat me foltoren. Ndaj ne kemi një argument për këto pak ditë sa na kanë ngelur deri në zgjedhjet e ardhshme edhe këtu në Vorë, për t’u thënë njerëzve që kemi qenë këtu me ta dhe meritojmë sërish besimin e tyre. Na dhanë një besim të paimagjinueshëm, duhet t’u jemi shumë mirënjohës dhe të bëjmë çmos që të mos zhgënjehen dhe t’i çojmë deri në fund të gjitha premtimet,” deklaroi Veliaj.

Drejtuesi politik i Qarkut Tiranë shtoi se Partia Socialiste është në pritje të të vendimit të presidentit dhe të KQZ-së për nisjen e fushatës, ndërkohë që krahas analizës në cdo njësi pritet të nisë dhe një tur falënderimi për të gjithë ata që kanë kontribuuar në fitoren e 25 Prillit.: Ata me cirkun e foltores, ne me njerëzit që na dhanë besimin

Lexo edhe :  Grupi shqiptar trafikoi 16.4 tonë kokainë në Hamburg! Një nga rekordet botërore

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës Erion Veliaj është ndalur në Vorë, bashki e cila do të shkojë në zgjedhjet e pjesshme vendore, ku ka deklaruar se fitorja për këtë forcë politike do të jetë edhe më e thellë se ajo e 25 Prillit.

Duke ironizuar zhvillimet në Partinë Demokratike Veliaj tha diferenca mes atyre që fokusin e kanë te foltoret dhe lufta e brendshme dhe partisë së fokusuar te problemet reale të njerëzve sot është më e qartë se kurrë më parë.

“Shikoni ata që kishim ne përballë. Janë duke u zënë me foltoret, cirku që shkon fshat më fshat. “Çfarë do ndodhë me Saliun dhe çfarë do ndodhë me Lulin?!” U provua ajo që ne thonim në fushatë, – këta nuk e kanë mendjen tek hallet e njerëzve, këta e kanë mendjen ku janë vetë. Fakti që ata janë duke u marrë me hallet e tyre, do të thotë që për popullin s’u ra kurrë në mend. Iu duheshin votat vetëm për atë moment, pastaj pas 25 prillit nuk janë dukur më se e kanë mendjen tek foltorja. Kurse ne duhet të fokusohemi aty ku e kanë mendjen njerëzit, aty ku e kanë hallin njerëzit, aty ku duhet të zgjidhim çështjet e njerëzve duke filluar nga ndërtimi deri tek shtëpia e fundit apo tek çdo nevojë tjetër,” u shpreh Veliaj.

Ai tha se Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë Partisë Socialiste për zgjedhjet e fundit lokale dhe tashmë është koha për të rindezur motorët elektoralë edhe në 2 bashkitë e Qarkut të Tiranës të mbetura pa kryetar të legjitimuar nga zgjedhësit.

“Ne morëm vendimin e drejtë nga Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias që zgjedhjet vlenin. Kështu që ne po përgatitemi për zgjedhje në Rrogozhinë dhe në Vorë, ku do të fitojmë më thellë seç fituam në datën 25 prill, se po të shikosh ata që kishim përballë s’janë dukur më. LSI-ja e ka mbyllur komplet qepenin, ai dyqan nuk shet më, është komplet për likuidim. Ndërsa ata të tjerët janë cirku në fshat me foltoren. Ndaj ne kemi një argument për këto pak ditë sa na kanë ngelur deri në zgjedhjet e ardhshme edhe këtu në Vorë, për t’u thënë njerëzve që kemi qenë këtu me ta dhe meritojmë sërish besimin e tyre. Na dhanë një besim të paimagjinueshëm, duhet t’u jemi shumë mirënjohës dhe të bëjmë çmos që të mos zhgënjehen dhe t’i çojmë deri në fund të gjitha premtimet,” deklaroi Veliaj.

Drejtuesi politik i Qarkut Tiranë shtoi se Partia Socialiste është në pritje të të vendimit të presidentit dhe të KQZ-së për nisjen e fushatës, ndërkohë që krahas analizës në cdo njësi pritet të nisë dhe një tur falënderimi për të gjithë ata që kanë kontribuuar në fitoren e 25 Prillit.

Të fundit

“Klub frikacak!” Tifozët nuk ia falin Bayernit që shiti Coman

Bayern po has në kritika të mëdha nga tifozët në rrjetet sociale pas lajmit që Kingsley Coman po transferohet...

Raporti: 357 milionë euro kredi ‘të këqija’ nëpër bankat shqiptare

Me gati 6 herë janë ulur kreditë me probleme, krahasuar me 11 vite më parë. Në fund të muajit qershor, Banka e Shqipërisë thotë...

Besniku i Putin bën deklaratën e papritur: Do të ketë paqe me Ukrainën

“Besniku” i presidentit rus dhe kreu i Fondit Rus të Investimeve Direkte (RDIF) , Kirill Dimitriev , shprehu besim se takimi kokë më kokë...

Vazhdojnë zjarret në Tujan, tymi mbërrin në qendër të kryeqytetit

Një vatër zjarri që është aktivizuar prej ditës së djeshme në fshatin Tujan, në afërsi të Tiranës, vijon të jetë aktive edhe këtë të...

Berisha lajmëron aksionin e parë opozitar në kuvend

Partia Demokratike ka lajmëruar aksionin e parë politik në Kuvend me nisjen e legjislaturës së re në Shtator. Sali Berisha deklaroi se do të...

Lajme të tjera

Web TV