Kuqezinjtë humbasin edhe Armando Brojën para ndeshjes me Anglinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria ka humbur edhe një pjesë të rëndësishme të organikës së saj, Armando Brojën. Pas mungesave të Rei Manajt, Ivan Balliut, Berat Gjimshitit tani listës i shtohet dhe sulmuesi Armando Broja.

Këtë lajm e ka konfirmuar mbrojtësi i Kombëtares, Frederik Veseli në konferencën e sotme për shtyp duke deklaruar se edhe Broja do të jetë një mungesë e rëndësishme e kuqezinjve të Edi Rejës. 20-vjeçari është dëmtuar me skuadrën e tij Sauthempton, por më pas u rikuperua ku u aktivizua në 10 minutat e fundit të lojës ndaj Aston Villës.

Sipas njoftimit zyrtar nga FSHF, Broja pritej të vinte sot në grumbullim me ekipin Kombëtar, por mesa duket ai nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Reja për dy ndeshjet ndaj Anglisë më 12 nëntor në “Wembley”, por edhe ndaj Andorrës më 14 nëntor në “AIR Albania”.

Të fundit

E rëndë në Greqi, turistët 12 dhe 20-vjeçar u zhytën me maska, por zhduken në det

Kërkimet e Rojës Bregdetare po vijojnë në  Paliouri, Halkidiki, për të gjetur një 12-vjeçar dhe një 20-vjeçar me origjinë...

Ndryshimet klimatike në Antarktidë, çojnë në pasoja katastrofike globale

Ndryshimet e menjëhershme dhe potencialisht të pakthyeshme në Antarktidë të shkaktuara nga ndryshimet klimatike mund të ulin nivelet e ujërave në oqeane dhe të...

Shefat e NATO-s takim virtual mbi luftën në Ukrainë

Shefat e mbrojtjes të NATO-s zhvilluan të mërkurën një diskutim virtual mbi garancitë e sigurisë që mund t’i ofrohen Ukrainës, si një element kyç...

Kryengritja e Nat Turner-it, skllavi afro-amerikan që iu kundërvu të bardhëve

21 gusht 1831 Më 21 gusht 1831, në Southampton County, Virxhinia, shpërtheu një nga kryengritjet më të njohura dhe më të përgjakshme të skllevërve në...

Horoskopi ditor, 21 Gusht 2025

Dashi  Do të jeni më të fortë edhe fizikisht gjatë kësaj dite dhe gati për të fituar. Nëse keni angazhime të rëndësishme, mos i shtyni...

Lajme të tjera

Web TV