Nuk iu bind urdhrit dhe pësoi aksident, arrestohet 20-vjeçari në Gjirokastër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka arrestuar 20-vjeçarin, i cili i mbrëm nuk iu bind urdhërit të policisë për të ndaluar dge pësoi aksident.

Në pranga ka rënë shtetasi A. K., 20 vjeç, banues në Tiranë. Dje në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, shtetasi i mësipërm nuk i është bindur urdhërit për të ndaluar të shërbimeve të policisë, të cilët po ushtronin kontroll në automjete, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe si rezultat i shpejtësisë së mjetit, në vendin e quajtur “Uji i ftohtë”, Tepelenë, mjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit, pasagjerja, shtetasia E. B., banuese në Tiranë dhe 3 emigrantë të paligjshëm, të cilët janë transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër, pa probleme për jetën.

Njoftimi i policisë së Gjirokastrës:

Në vijim të operacionit “Muzgu”, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër dhe Komisariatin e Policisë Tepelenë, u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 20 vjeç, banues në Tiranë.

Arrrstimi i shtetasit A. K., u bë pasi në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, shtetasi i mësipërm nuk i është bindur urdhërit për të ndaluar të shërbimeve të policisë, të cilët po ushtronin kontroll në automjete, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe si rezultat i shpejtësisë së mjetit, në vendin e quajtur “Uji i ftohtë”, Tepelenë, mjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit, pasagjerja, shtetasia E. B., banuese në Tiranë dhe 3 emigrantë të paligjshëm, të cilët janë transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër, pa probleme për jetën.

Lexo edhe :  "Nuk mund të varet vetëm nga Berisha", Alimehmeti shpjegon si mund të rritet PD

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti.

Materialet në ngarkim të shtetasit A. K. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”.

Të fundit

Sot, dita e fundit për të përzgjedhur 10 programet e studimit

Të gjithë maturantët, të cilët duan të vijojnë studimet e larta në universitete, sot, 3 gushti është afati i...

Spanjë, rrëzohet avioni privat, policia nis kërkimim për dy persona

Autoritetet spanjolle po vazhdojnë prej morësh kërkimet për dy pasagjerët e një avioni të lehtë me dy vende, i cili u rrëzua në det...

Politikani dënohet me burgim të përjetshëm pasi përdhunoi punëtoren e tij

Një gjykatë në shtetin Karnataka të Indisë ka dënuar me burgim të përjetshëm politikanin 34-vjeçar Prajwal Revanna, i cili u shpall fajtor për përdhunimin...

U kapën me kanabis në makinë, pranga tre të rinjve në Kukës

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë në Kukës, pasi gjatë kontrollit të policisë u është gjetur lëndë...

Kimmich mahnitet nga blerja e re e Bayern: Ju tregoj pse Luis Diaz është special

Vera e Bayern Munich vazhdoi me një fitore, duke mposhtur Lyon 2-1 në një ndeshje miqësore ditën e djeshme. Ishte një sfidë e rëndësishme për...

Lajme të tjera

Web TV