Gjekmarkaj bën deklaratën e fortë: Nëse Berisha kthehet në krye të PD-së, unë do të largohem

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj deklaroi se Sali Berisha ka kaluar të gjitha fazat e veta në politikë, me fitore historike, por edhe me humbje. Sipas tij ish-kryeministri nuk ka më se çfarë të ofrojë, duke shtuar se një PD në luftë me SHBA-të, nuk do të jetë mirë për partinë.

Nëse Sali Berisha kthehet në krye të PD-së pas mbledhjes së Kuvendit, Gjekmarkaj tha në “News24” se do të largohet nga partia.

Pyetje: Çfarë do të thoshte një PD me në krye Sali Berishën e po kështu pretendimi për të qenë sërish kryeministër i Shqipërisë?

Gjekmarkaj: Është kërkuar iluzioni sikur do të bëhet kuvendi me datë 11 dhe me 12 do të rrëzohet Edi Rama. Shumë personave i janë premtuar poste, për kryetar bashkish e të tjera, kjo nuk është rruga e duhur. PD është partia kryesore e opozitarizmit në Shqipëri dhe do e kalojë këtë moment. Unë e thashë, që Berisha ka konsumuar fazat e veta në politikë, ka pasur suksese, ka pasur fatalitete si askush tjetër. Nuk mendoj që është ai modeli. E shkuara nuk duhet të jetë e ardhmja. Berisha mund të ishte një këshilltar shumë i mirë. Ai ka zgjedhur konfrontimit. Ai ka ide, energji, por ka mbyllur të gjitha fazat me fitore e me humbje, e thjesht përsërit vetveten.

Pyertje: Nëse fiton foltorja a i qëndroni deklaratave të tua?

Gjekmarkaj: Në PD kanë hyrë e dalë qindra njerëz. Unë jam një individ i ardhur së fundmi nga atashimi e nuk marr vendime për PD, por marr vendime për veten. Një PD në konflikt me SHBA nuk është e mirë për askënd. I qëndroj deklaratës time. Largohem!

Të fundit

Mjerë gazetaria dhe gazetarët: Kur rakia bëhet analizë dhe rrushi koment politike

Nga Ilir Demalia Dje, teksa po shfletoja kanalet televizive siç shfletohet një gazetë e stërvjetruar që mblidhinin  bukën për punë në...

Nuk ndalet zjarri në Dukat, flakët rrezikojnë Parkun e Llogarasë

Zjarri në malin e Dukatit në Vlorë mbetet ende aktiv, pavarësisht se një ditë më parë u raportua se ishte vënë nën kontroll. Flakët janë...

Për delirantët e PD bëjnë ciu ciu në FB dhe në mbledhje duartrokasin Berishën

Myslim Murrizi ka qenë i fttuar për një intervistë në RTSH, një ditë më parë. Ndër të tjera, Murrizi kritikoi situatën në PD, e cila,...

“Nuk kishim lekë për biletën e avionit”, arrestohen në Berat dy prostituta nga Vietnami

Me kërkesën e Prokurorisë së Beratit janë arrestuar dy shtetase vietnameze dhe pronari i një banese. Vietnazmet ishin të organizuara nga një person ende...

Parkimet e gabuara në Tiranë, procedohen penalisht 24 persona

Policia e Tiranës ka intensifikuar aksionet kundër parkimeve të gabuara që pengojnë qarkullimin në kryeqytet, duke proceduar penalisht 24 shtetas për bllokim të qëllimshëm...

Lajme të tjera

Web TV