Balla: Gjeni një vend tjetër që në 8 vite të ketë dyfishuar buxhetin sikurse e ka bërë Shqipëria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Grupit të PS-së Taulant Balla, deklaroi se buxheti falë mirë-administrimit të qeverisë buxheti në 8 vite është dyfishuar, ndërsa theksoi se këtë nuk e ka bërë asnjë vend tjetër sikurse Shqipëria.

Ndërsa iu drejtua kreut të PD-së Lulzim Basha, Balla tha se buxhetin mund ta krahasojë me Serbinë apo Maqedoninë e Veriut, pasi sipas tij tashmë është fakt se pavarësisht se në kushte të vështira si pandemia apo tërmeti, nesër do të votohet një buxhet prej 6,37 miliardë dollarë.

“Buxheti është një përllogaritje që bëhet me mirë administrimin e të ardhurave nga qeveria. Nesër votojmë në parim një buxhet prej 6, 37 miliardë dollarë , pra është fakt që kjo qeveri edhe në kushte të vështira të pandemisë apo tërmetit ka mirë administruar të ardhurat. Unë ju sfidova, gjeni një vend tjetër që në 8 vite të ketë dyfishuar buxhetin e vet sikurse e ka bërë Shqipëria. Doni të marrim Serbinë, meqë zoti Basha e ka qejf, ta marrim. Apo Maqedoninë e Veriut, kë të doni ju! Kjo është për zotin Basha, le të vijë ti përgjigjet”, tha Balla.

Të fundit

Ndërtimi i Lungomares, IKMT nis shembjen e objekteve në Radhimë

Vazhdimi i projektit të ‘Lungomares’ në Vlorë ka rikthyer IKMT në zonën e Radhimës për të vijuar prishjen e...

Tabaku kritikon zgjedhjet e 11 majit: Raporti i OSBE flet për shkelje

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar ditën e sotme procesin zgjedhor të 11 majit, të cilin PD e ka konsideruar si një...

Mijëra njerëz ikin nga Teherani pas paralajmërimit të Trump

Rrugët e kryeqytetit të Iranit kanë qenë kryesisht të zbrazëta sot për shkak të sulmeve izraelite. Makina dhe burra me skuterë kaluan me shpejtësi pranë...

2024, Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat për frymë

Shqipëria ka vijuar të mbetet e fundit në Europë sa i përket të ardhurave për frymë të matura sipas fuqisë blerëse për mallra e...

Revolucioni i Apple, iPhone 20 do të bëhet nga një copë e vetme qelqi

Agregatori i lajmeve yeux1122 ka ndarë detaje rreth dizajnit të ri të iPhone 20, i cili thuhet se do të jetë tërësisht prej qelqi,...

Lajme të tjera

Web TV