Stilolapsi i Sali Berishës që po ndan PD-në

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Një gazetare e emisionit investigativ “Fiks Fare”, ka plotësuar pa asnjë vështirësi formularin si delegate për në Kuvendin e 11 dhjetorit, organizuar nga Sali Berisha. Formulari është plotësuar më 12 nëntor në Sarandë, pak para se të fillonte takimi i Sali Berishës. Madje organizatori i mbledhjes së firmave e ka inkurajuar “nënshkruesen”, duke e surprizuar me stilolapsin e Doktorit.

Në fakt, stilolapsi i Berishës është e vetmja gjë origjinale në këtë aksion politik, por jo legjitim. Qysh prej 1991, ai është përdorur vetëm për spastrime në PD.

Siç mund të shikohet në emision, gjithçka është e filmuar dhe rrëzon gjithë besueshmërinë e një procesi të rremë për mbledhjen e një Kuvendi nga Sali Berisha.

Pa diskutim që mes atyre që kanë nënshkruar mund të ketë dhe delegatë të Kuvendit, por fakti që nuk ka asnjë filtër dhe nënshkruan me lehtësi, tregon se Sali Berisha nuk është i interesuar për një proces legjitim të mbledhjes së Kuvendit, por për një “revolucion permanent” për pushtimin e PD, të cilin ai kërkon ta zgjasë sa më shumë në kohë, për t’i treguar muskujt SHBA-së.

Ky rast, që nuk është i vetmi, tregon pse procesi i marrjes së mandateve duhet të kalojë një proces certifikimi, siç e parashikon statuti, nga sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, i cili pasi të verifikojë përputhjen e postit të delegatit me kartën e identitetit, duhet të lëshojë mandatin, që të përfaqësojë demokratët në Kuvend.

Fakti që firmëtarët e Berishës nuk kanë asnjë filtër dhe nuk bëjnë as kujdes të kenë ndonjë filtër, tregon se ata nuk janë duke u përpjekur për një Kuvend legjitim, por për një Kuvend paralel, që t’i imponohet PD-së nga jashtë, si një Kuvend i dhunshëm.

Lexo edhe :  Berisha - fati ynë apo zgjedhja jonë?

Këtu merr fund çdo demagogji për verifikim firmash në mënyrë vullnetare, për t’i dhënë legjitimitet një tufe fletësh të printuara që nuk kanë asnjë siguri juridike.

E vetmja gjë për të cilën duhet të biem dakord, është që më 11 dhjetor, Sali Berisha do mbledhë mbështetësit e vet dhe do t’i quajë pjesëtarë të Kuvendit të PD, dhe më 18 dhjetor Lulzim Basha do mbledhë pjesëtarët e Kuvendit të PD dhe do t’i quajë mbështetës të tij.

Por, ndërsa Basha do të ndjekë një proces ligjor të marrjes së mandatit për Kuvend, Berisha siç duket dhe nga ky skandal, merr çdo letër të firmosur nga kushdo, qoftë dhe nga socialist që mund të shkojnë të tallen aty me Berishën.

Tani është e qartë përse Berisha i mban letrat në zyrën e Palokës, përse nuk i bën publike dhe mbi të gjitha, përse nuk lejon askënd as t’i prekë me dorë. Është i qartë që nuk janë as formularë, as mandate delegatësh, dhe as anëtarë të PD. Janë 4200 letra të printuara, me të cilat ai po bën shantazh mbi PD-në, me të cilën është i zemëruar që nuk po e mbron në ditët e tij të zeza.

Problemi është se ditët e tij të zeza, do të zgjasin sa të jetë gjallë, ndërsa PD që të mbetet gjallë, nuk duhet ta lidhë fatin me ditët e tij të zeza.

Koha kur stilolapsi i tij firmoste për të ardhmen e PD ka mbaruar. Tani është lodër në duart e atyre që tallen me PD.

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV