Vrasja makabër e 8-vjeçarit në Fier/ Rama: Barbari tronditëse! Drejtësia të veprojë shpejt dhe të japë dënimin maksimal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në orën 08:30 të mëngjesit në një konferencë për mediat, nga aeroporti i Rinasit, ku pritet të flasë në lidhje me ngjarjen horror që u regjistrua dje në Fier, ku u vra në mënyrë monstruoze 8-vjeçari Mateo Vasiu.

“Të gjithë kemi marrë lajmin e ndodhisë tragjike të pasdites së djeshme në Grecallic të Fierit. E gjithë shoqëria është tronditur por mbi të gjitha mbetet e pangushëllueshme për prindërit dhe familjen humbja e vogëlushit Mateo. Nuk e bën më të lehtë peshën e kësaj humbjeje në zemrën e nënës dhe babait, por sidoqoftë pritet me padurim nga të gjithë është verdikti më ekstrem i drejtësisë mbi barbarin i cili falë reagimit të menjëhershëm dhe kapjes së shpejtë nga policia, gjendet sot pas hekurave. Kjo është një nga ato ngjarje që të lënë pa fjalë dhe duke shqyrtuar imtësisht mbrëmjes së djeshme të gjithë rrjedhën e ngjarjes si dhe profilin e autorit, mbetet shija e tmerrshme e asaj që ka ndodhur dhe siç e thashë domosdoshmëria për të reaguar menjëherë në nivelin e drejtësisë dhe për të vënë pikën e drejtësisë në këtë episod kaq tragjikë. Vëllazërisht ju shpreh ngushëllimet prindërve, të afërmve, i vetëdijshëm që fjalët në një rast si ky janë krejt të pafuqishme, por sidoqoftë fjalën mbeten dhe pjesa tjetër i takon drejtësisë, e cila në këtë rast duhet të jetë e shpejtë dhe në lartësinë e nevojës së të gjithë opinionit publik për një reagim me vendimin më ekstrem të parashikuar nga ligji. E pata të pamundur të shkruaj një tekst për këtë ngjarje dhe për këtë arsye bëra këtë sot së bashku me ju në prag të nisjes zyrtare në Romë.”, tha Rama.

Lexo edhe :  Rama: Ina Majko, prurja e parë në vijim të rrugës së re

Ngjarja në Fier tronditi opinionin publik, ku i mituri u vra nga fqinji i tij, Klodian Çallamani, i cili e rrëmbeu atë, e goditi fatalisht me lopatë në pjesën e pasme të kokës dhe më pas trupin e groposi në oborrin pas shtëpisë.

Të fundit

Shefi i NATO-s paralajmëroi luftën e madhe, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar këtë fundjavë se Lufta e Tretë Botërore do të nisë me sulme...

Si u bllokua “Ekonomia e Luftës” së Putinit

Çmimet e naftës po bien, inflacioni po i afrohet 10%, normat e interesit janë të larta dhe shpenzimet publike janë shteruar nga konflikti. Eksperti...

7 korrik 1937 – Fillon Lufta e Dytë Sino-Japoneze: Japonia sulmon Kinën

Më 7 korrik 1937, me incidentin e njohur si "Incidenti i Uras Marco Polo" pranë Pekinit, shpërtheu Lufta e Dytë Sino-Japoneze – një nga...

Roli i Tony Blair në Projektin e Rivierës së Gazës

Gazeta Financial Times ka zbuluar se Instituti Tony Blair ishte i përfshirë në një projekt për të zhvilluar një plan për të ardhmen e...

Debati për nevojën e mosndryshimit të PD

Nga Mero Baze Ky debat që në PD të mos ketë debat për Berishën, është më i pazakonti në botë. Në gjithë historinë e debateve në...

Lajme të tjera

Web TV