Vangjeli: Sherri nisi me fatin personal të Berishës, në PD nuk ka djaj, por interesa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kriza politike në Partinë Demokratike dhe dy kuvendet e thirrura një nga kryedemokrati, Lulzim Basha dhe një nga ish lideri Sali Berisha ka qenë dhe tema e debatit këtë të mërkurë mes të ftuarve në emisionin ABC Live.

Analisti Lorenc Vangjeli në fjalën e tij është shprehur se në PD nuk po bëhen lëvizje në shërbim dhe në interes të demokratëve të thjeshtë por interesave personalë.

Vangjeli ndër të tjera është shprehur se gjendja në të cilën ndodhet partia po e dëmton shumë PD-në.

Sherri nisi me fatin personal të Berishës ku u mblodhën të gjithë ato demokratë, të lënët jashtë nga Basha dhe një turmë e lënë në formën e pendulit. Të gjithë ato arritën në konkluzionit për të mbajtur një kuvend. Pala tjetër gaboi. Në PD nuk ka djaj por interesa, ndaj është dhe kjo përplasje, nga të cilat asnjë palë nuk e ka për interesin e demokratit të thjeshtë. Fakti që janë dy kuvende dhe palët kur arrijnë në këtë emërues, në vend që të gjejnë gjuhën e përbashkët, ndahen më shumë, palët nuk kanë qëllimin për arritjen e pushtetit por interesat mazhorancë. E gjithë vëmendja e opinionit publik është drejtuar te kriza e PD-së.

Ndeshja në PD është mes humbësit që ka humbur thellë, janë të dy njerëz që kanë humbur të gjithë kredencialet e dhëna. Mbi të gjithë ne qëndron perëndia, dhe ka shumë punë dhe nuk mund të merret me plane tona. Unë kur flas modestisht për problematikën serioze në PD mendoj dhe projektoj se kjo gjë dëmton në mënyrë të parikuperueshme partinë demokratike. nuk ka alternative kur e di që je në kryqëzim. Karshillëku qesharak që po bëhet nga neo-komunistët dhe antikomunistët që janë të njëjtët në thelb shoqëria shqiptare e ka të pamundur ta paguajë”, ka thënë Vangjeli.

Lexo edhe :  Pallati i konfiskuar, Rama i rikthehet akuzave ndaj gjyqtarit Balliu

Ndërkaq një debat është zhvilluar mes deputetit demokrat Belind Këllici dhe analistit Vangjeli përsa i përket mbledhjes së kuvendit.

Këlliçi shprehet se me 11 dhjetor do të ketë propozime për ndryshimet statuskore, analisti e ka quajtur një përplasje klasike mes dy individëve.

Pjesë nga biseda: 

Belindi Këllici: Më 11 do të ketë një kuvend kombëtar të PD-së do të ketë propozime për ndryshime statuskore dhe një votëbesim për kryetarin aktual Lulzim Basha. Me 12 PD-ja ka një vendimmarrje të qartë.

Lorenc Vangjeli : Kjo është përplasje klasike, unë jam i bindur se nëse do ta bësh qesharake një gjë shumëzoje. Ka pasur një propozim për kufizimin e mandatit të kryetarit të PD-së, cili nga zërat e ka kundërshtuar një gjë të tillë, se në rast të një humbje në 25

Belindi Këllici: Janë tre persona që kanë qenë kundra,

Vangjeli: Keni deformuar nenin, po bllokoni një ofertë.

Belindi Këllici: Basha ka ezauruar çdo rrugë për të bërë politikë.

Lorenc Vangjeli: Te statuti juaj i shkruar në një mënyrë tjetër politikanët duhet të ishin një lloj si virgjëreshat duhet të kishin një mandat. Berisha që ka dominuar Shqipërinë e këtyre 30 viteve pse nuk u kujtua më 26 e të thoshte se humbësi ik, pasi dhe ai vetë iku si humbës dhe nuk duhet që të rikthehet.

Të fundit

Tedi Blushi dhe Flamur Noka flasin kokë më kokë, çfarë po gatuan opozita për në shtator?

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka ngjitur këtë të mërkurë shkallët e selisë blu ku...

Icardi godet me shuplakë tifozin e Gallatasarait

Mauro Icardi ka arritur edhe një herë të tërheqë vëmendjen mbi veten, dhe për fat të keq jo për aftësitë e tij në futboll....

Bie Bitcoin! Gjendja e kriptomonedhave pëson ndryshime

Tregtarët e Bitcoin dhe Ether realizuan fitime të mëdha pas niveleve rekord të kriptomonedhave, por presionet makroekonomike rritën luhatshmërinë e tregut. Bitcoin ra në 113,500...

Çim Peka “harron” Ramën, e gjen problemin te Linda Rama: E shkëputur nga realiteti

Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë, si rrallë më parë, ka dhënë një intervistë për revistën “NEWSBOMB” ku nuk është kursyer të flasë...

Detajet nga ngjarja në Maliq: 14-vjeçari po mbrohej, autori e ndoqi me thikë në dorë

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e 14-vjeçarit Erald Xhejo më 14 Gusht në Pirg të Maliqit. Adoleshenti u qëllua me...

Lajme të tjera

Web TV