Psikologu për vrasjen e 8-vjeçarit: Autori mund të jetë pedofil! Spitalet psikiatrike ligjore, të domosdoshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Psikologu Edmond Dragoti, foli në ‘News24’ për vrasjen e 8-vjeçarit që tronditi vendin mbrëmjen e të martës.

Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se njerëzit me çrregullime mendore sillen në mënyrë bipolare.

I ndalur tek vrasja makabre e të miturit nga fqinji i tij , Dragoti tha se autori mund të jetë një pedofil i mundshëm, duke analizuar edhe të kaluarën problematike të 38-vjeçarit.

“Për mua është një abuzues, mendoj se mund të jetë edhe një pedofil i mundshëm. Krimi i tij është i një niveli të lartë. Ai është edhe një person i rrezikshëm edhe në nivelin e edukimit. Jeton i vetëm, i braktisur nga familja nga të gjithë këta persona që mund të ishin përgjegjës për të. Ai është një potencial rreziku në çdo kohë edhe në periudha të qeta edhe në periudha krize. Ai duhet të ishte monitoruar , duhej vëzhguar sepse vazhdimisht ka mbajtur në terror fshatin. Mbante thikë në dorë, kërcënonte gratë, pra ka qenë i rrezikshëm në çdo kohë. Ndaj strukturat përgjegjëse duke filluar nga ato vendore, duhet të bashkëpunonin , strukturat policore duhet të ishin më të ndjeshme. Strukturat e mbrojtjes sociale po ashtu duhet të jenë bashkëpunuese me komunitetin. Duhet të jesh i aftë të përballosh dhe të parandalosh situatat”, tha psikologu.

 

 

Të fundit

Zyrtarisht e divorcuar nga Bes Kallaku,Xhensila shijon pushimet në mal si një nënë single

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, duket e po e shijon shumë kohën si një nënë  ‘single’, pasi u divorcua zyrtarisht nga...

Shpallet në kërkim edukatorja në Tiranë, keqtrajtoi një të mitur në kopësht

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases R. G.,...

Rreth një javë i humbur, gjendet trupi i pajetë i Ëngjëll Kanani, dyshohet për…

Gjendet pas disa ditësh kërkime trupi i pajete i 63- vjeçarit, Engjell Kanani i cili dyshohej se kishte rene ne ujerat e lumit Vjosë...

Gjykata që i mungon Shqipërisë!

Nga Spartak Ngjela Por, pyetja është: mos është kjo vetë fuqia e ligjit, e cila të gjithë i detyron me forcë që ta respektojnë? Të gjithë...

Kërcënuan me armë 44-vjeçarin, Gjykata e Durrësit lë në burg dy prej të arrestuarve

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë për tre shtetasit e arrestuar gjatë operacionit policor “Intervention”, ndërmarrë tre ditë më parë, teksa po...

Lajme të tjera

Web TV