Vuçiç nuk njeh Kosovën, kërkon nga Prishtina të shohë nga e ardhmja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka cilësuar politikanët e Kosovës krejt pa vizion për të ardhmen e tyre dhe të Ballkanit.

Ai komentoi për herë të parë refuzimin e ftesës së Kosovës për të marrë pjesë në mini-shengenit ballkanik.

Vuçiç tha se politikanët në Kosovë nuk e kuptojnë realitetin ku jetojnë.

Ai shtoi se ata nuk duan të jetojnë në të tashmen dhe nuk kanë vizion për të ardhmen.

Vuçiç dhe Zaev u pritën nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe takimi ishte informal.

Ndërsa Kosova refuzoi ftesën e Ramës për të marrë pjesë në takim. Presidenti Hashim Thaçi tha se kjo nismë është e pakuptimtë, në një kohë kur sipas tij, Serbia ka bërë gjenocid ndaj kosovarëve dhe ende vazhdon të mos e njohë pavarësinë.

Thaçi tha se për sa kohë nuk do të ketë njohje reciproke me këto shtete, nuk mund të këtë përparim në aspektin e bashkëpunimit rajonal.

Takimi i sotëm u prit me protesta nga Lëvizja Vetëvendosje. Ajo kërkoi që Vuçiç të shpallej non-grata.

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV