Anulohen investimet amerikane në Kosovë? Reagon ambasadori i SHBA-ve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori amerikan në Kosovë ka reaguar përmes zëdhënësit të tij, Dick Custin se asnjëherë nuk është folur apo menduar për anulimin e investimeve në Kosovë.

“Ambasadori Richard Grenell, asnjëherë nuk e ka folur për anulimin e investimeve në Kosovë”  është shprehur Dick Custin për Radion ‘Evropa e Lirë’.

Transmetuesi publik në Kosovë transmetoi të martën një kronikë sipas së cilës SHBA do të anulonte investimet e saj në Kosovë për shkak të mbetjes në fuqi të tarifës ndaj mallrave serbe. Por, Custin tha se “ambasadori Grenell u ka bërë të qartë liderëve politikë në Kosovë dhe Serbi se investimet amerikane në Kosovë nuk do të kenë përfitimet e dëshiruara nga ndihma në ekonomi, nëse tarifat janë në fuqi”.

“Ambasadori Grenell gjithmonë e ka bërë të qartë se tarifat e dëmtojnë ekonominë e Kosovës dhe i dërgojnë komunitetit të sektorit privat një mesazh të keq, se Kosova nuk është një vend në të cilën mund të zhvillohet një biznes”, ka thënë Custin.

Custin tha se i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Grenell, ka dëgjuar nga shumë pronarë biznesesh brenda Kosovës, përfshirë edhe disa kompani amerikane, të kenë thënë se tarifat po i dëmtojnë ato.

Raportimet për një tërheqje të investimeve të SHBA-së në Kosovë nga transmetuesi publik u bënë pas një postimi të ambasadorit Grenell në Tëitter më 11 shkurt, në të cilin kërkon heqjen e tarifës ndaj mallrave serbe në mënyrë, që siç thotë “të ketë investime”.

Qeveria e re e Kosovës, ka paralajmëruar zëvendësimin e tarifës me masën e reciprocitetit kundër Serbisë, por ende nuk është sqaruar si do të zbatohet ky vendim.

Megjithatë zëdhënësi i Grenellit ka përsëritur se “zëvendësimi i tarifave me më shumë barriera duke i quajtur ‘reciprocitet’ gjithashtu do të jetë kundërproduktive për krijimin e vendeve të punës për të rinjtë”. Tarifa ndaj mallrave serbe është vendosur në fund të vitit 2018, nga qeveria që në atëbotë udhëhiqej nga Ramush Haradinaj.

Lexo edhe :  Rinumërohen 160 kuti, PS dhe PD humbin vota, si ndryshon rezultati i 11 majit

Ky vendim, ishte parë më pas si pengesë për vazhdimin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ishte tërhequr nga tavolina e bisedimeve, duke e kushtëzuar vazhdimin e dialogut me heqjen e taksës.

Të fundit

Erald Kapri: Mandati ynë është i ‘çimentuar’, Do jemi opozita e vërtetë në parlament

Deputeti i zgjedhur më 11 maj nga partia Mundësia, Erald Kapri, duke komentuar procesin e rinumërimit deri më tani, theksoi...

Ekzekutoi mikun e tij për një orë ‘Rolex’, Gjykata dënon me burg përjetë Kristi Cenajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të përgjithshëm dënon me burg përjetë Kristian Cenaj. Kristin Cenaj u dënua për veprën penale ‘vjedhje me pasojë vdekjen’. Në maj...

PAMJET/ Stuhi me reshje të dendura shiu e breshri në Belsh, përmbyten rrugët!

Pas orës 14:00 të së premtes, zona e Belshit dhe e Dumresë u përfshi nga një stuhi e pazakontë me reshje të dendura shiu...

Blushi denoncon: Ilir Metës po i shkelen të drejtat në burg, i ndalohet takimi me fëmijët

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka dënoncuar ditën e sotme se autoritetet kanë shkelur ligjin, duke mos lejuar Presidentin e...

Dita e tretë e rinumërimit për Tiranën, hapen 261 kuti! PD humb 138 vota

Ka hyrë në ditën e tretë procesi i rinumërimit të votave për partitë dhe kandidatët në qarkun e Tiranës. Për sot, procesi nisi në...

Lajme të tjera

Web TV