Zaev: Do të largohem nga Qeveria pas sigurimit të shumicës parlamentare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev deklaroi të premten, më 19 nëntor, se mbetet i vendosur që të largohet nga drejtimi i ekzekutivit dhe i partisë Lidhja Social Demokrate, pasi të sigurojë shumicën në Kuvend.

“Unë mbetem në atë që kam thënë. Do të largohem pasi të siguroj shumicën parlamentare dhe pasi të zgjedhin drejtuesin e ri të partisë”, ka deklaruar Zaev pas takimit me Afrim Gashin, kryetarin e partisë Alternativa që ka katër deputetë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Zaev kërkoi që Alternativa t’i bashkohet Qeverisë, por për këtë nuk u arrit marrëveshje pasi duhet të vendosin organet drejtuese të Alternativës, parti e cila aktualisht është në opozitë me Aleancën për Shqiptarët dhe VMRO-DPMNE-në.

“Ne do të sjellim vendimin më të mirë për vendin, qytetarët e tij, shqiptarët, por edhe Alternativën”, ka deklaruar Gashi.

 

Si kandidat i mundshëm për kryeministër të ri në mediat vendore përmendet emri i Dimitar Kovaçevskit, i cili ishte në takimin e kryeministrit Zaev me kryetarin e Alternativës.

 

Por, Zaevi nuk e konfirmoi nëse Kovaçevski, që aktualisht është zëvendësministër i Financave, do të jetë pasardhës i tij në krye të Qeverisë dhe të LSDM-së.

Zaevi e kishte paralajmëruar dorëheqjen më 31 tetor pas disfatës së LSDM-së në zgjedhjet lokale, por Qeveria mbeti edhe pa shumicë në Kuvend pas largimit nga koalicioni qeverisës të partisë lëvizja Besa.

Partitë në pushtet dhe opozitë në Kuvend kanë nga 60 deputetë nga 120 sa janë gjithsej në institucionin ligjvënës.

Opozita, më 11 nëntor kishte ngritur një mocion mosbesimit në Kuvend, por dështoi meqë një deputet i opozitës kaloi në radhët e pushtetit, duke barazuar numrat në Kuvend.

Të fundit

Klienti godet me thikë praktikantin e berberhanes, zbardhen detajet

Zbardhen detaje të reja nga plagosja e 25-vjeçarit në Vlorë! Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm...

Avokati Kujtim Cakrani: Rama është palaço që i hedh benzinë zjarrit

Avokati Kujtim Cakrani, mbrojtësi ligjor i policit Ardian Isufi i cili tashmë është i pezulluar, ka deklaruar se nuk është klienti i tij ai...

Duka, vizitë historike në Bujanoc për turneun futbollit në Luginën e Preshevës

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një vizitë historike në komunën e Bujanocit, në kuadër të turneut të futbollit për fëmijë...

Lufta në Gaza, BE propozon që Izraelit t’i pezullohet qasja në fonde

Komisioni Evropian ka propozuar pezullimin e qasjes së Izraelit në fondet e Bashkimit Evropian për start-up në fushën e teknologjisë, teksa presioni rritet për...

Cilat janë pasaportat më të fuqishme në botë për 2025?

Firma britanike e konsulencës Henley & Partners ka publikuar edhe këtë vit renditjen e saj, tashmë tradicionale, të pasaportave më “të fuqishme” në botë,...

Lajme të tjera

Web TV