Të armatosur me kallashë e të maskuar, 3 persona futen në një lokal dhe terrorizojnë të rinjtë në Lezhë (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre persona të maskuar dhe armatosur kanë hyrë në ambientet e një lokali, duke kërcënuar katër persona që ishin në një tavolinë.

Referuar pamjeve të kamerave të sigurisë, ngjarja ka ndodhur pas mesnatës të datës 13 nëntor, në një lokal në rrugën e vjetër Lezhë-Milot.

Në pamje duken tre personat me automatik në krah dhe njëri prej tyre u afrohet të rinjve dhe u kërkon mjetet e identifikimit.

Pasi shohin identitetin e tyre personat e maskuar dhe të armatosur dalin nga lokali dhe largohen.

Ndërkohë në Policinë e Lezhës mësohet se nuk ka patur asnjë denoncim në lidhje me rastin, ndërsa nuk dihet se cili mund të ketë qenë qëllimi i tre personave të maskuar dhe armatosur, pasi brenda lokalit nuk kanë marrë asgjë.

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV