“E pashë në lokal”/ Familja merr telefonatë nga Shkodra për 28-vjeçarin e zhdukur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një telefonatë për vendndodhjen e Sherif Mukajt është kryer ditën e sotme nga një person. Ky i fundit ka bërë të ditur se ka parë në një lokal një të ri që besonte se ishte 28-vjeçari i zhdukur 19 ditë më parë. Policia e Kolonjës në bashkëpunim me atë të Shkodrës kanë kërkuar së bashku me familjarët e të riut. Sipas familjarëve, nga kamerat e sigurisë së lokalit ku mendohet të jetë parë djali rezulton se nuk ishte i njëjti person me atë që përshkruante telefonata.

28-vjeçari është parë për herë të fundit në datën 1 nëntor në Ersekë ku ka konsumuar kafen me shokët e tij. Sherfi Mukaj përpara se të zhdukej ka lënë makinën dhe sendet e tij personale, kartën e identitet dhe një telefon në shtëpinë e tij ndërsa me vete mbante një tjetër telefon që rezultonte të ishte me sinjal deri në datën 5 nëntor.

Policia ka sekuestruar sendet e tij personale bashkë me celularin që po i nënshtrohet një ekspertize për të zbuluar personat e fundit me të cilët ka kontaktuar 28-vjeçari. Nuk dihet ende se çfarë mund t’i ketë ndodhur Mukajt, nëse ai ka pasur konflikte me ndonjë person apo mund të jetë rrëmbyer.

Familja e të riut ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Shqipërisë për të kërkuar djalin e tyre. Ata kanë treguar se për herë të fundit, i riu është parë në fshatin Starje. Kërkimet për gjetjen e tij janë ende në vijim.

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV