Kreu krimin makabër/ Ja çfarë po ndodh me Klodian Çalamanin, vrasësin e 8-vjeçarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Familjarët e Mateos, vogëlushit 8-vjeçar i cili u vra nga Klodian Çalamani, u mbodhen këtë te dielë tek paraburgimi i Vlorës, ku po mbahet autori i ngjarjes kriminale.

Ata tentuan të futen me forcë në ambientet e burgut, ndërsa kërkuan që autori i krimit të dënohet me varje.

Ata tentuan të shqyejnë portën kryesore ndërsa një e afërme dëgjohet duke bërtitur “O i degjeneruar shtet, do të vuajë populli me ju. Po fëmija që iku? Prijani mishin atij qeni.”

Por çfarë po ndodh me Klodian Çalamanin?

Aktualisht 38-vjeçari mbahet në izolim në ambientet e burgut të Vlorës, për të shmangur çdo situatë të mundshme me të burgosur të tjerë.

Raportohet se Çalamanin, nuk e ka vizituar askush nga familjarët e tij në burg, ndërsa asnjë prej të burgosurve nuk i ka ofruar veshje, duke mbajtur po të njëjtat rroba që ka pasur që prej ditës që u arrestua.

Monstra që vrau 8-vjeçarin nuk ka as përfaqësues ligjor, pasi edhe avokati i caktuar nga shteti nuk ka pranuar që të përfaqësonte këtë çështje.

Vrasja e vogëlushit ka shkaktuar reagime të ashpra në mbarë vendin. Me mijëra qytetarë kanë mbështetur firmosjen e një peticioni, ku kërkohet dënimi me vdekje i autorit të krimit makabër.

Të fundit

Adriatik Lapaj nis turin e falënderimeve nga Kuçova: Do vij t’ju takoj kudo në Shqipëri

Adriatik Lapaj ka nisur turin e tij të falënderimeve pas rezultateve të zgjedhjeve të 11 majit, duke zgjedhur Kuçovën...

Rinumërimi/ Ish-deputeti i PD: Detyrohemi për një ndjesë të madhe

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Keltis Kruja, me anë të një postimi në Facebook, reagoi pas rinumërimit të votave në Tiranë, duke theksuar se “të...

Opozita (e vjetër dhe e re) dështoi keqazi me pjesëmarrjen në këto zgjedhje!

Eduard Zaloshnja Kur u realizua rrotacioni i fundit i pushtetit (më 2013), pjesëmarrja në zgjedhje arriti nivelin 53.5%, krahasuar me 50.5% në zgjedhjet paraardhëse. Dhe...

Nga Spanja deri në Shqipëri/ Një “Kupolë nxehtësie” po përvëlon Europën

Një “kupolë e nxehtësisë” vdekjeprurëse ka rënë mbi Europën, me një turist të vdekur, zjarre që shkrijnë rrugët në Itali dhe temperaturat në Spanjë...

23 vite më parë, u kthye në atdhe Familja Mbretërore shqiptare

Sot është një ditë e shënuar për shqiptarët e në veçanti për ne mbretërorët se, 23 vite më parë pikërisht më 28 qershor 2002,...

Lajme të tjera

Web TV