Anija me coronavirus mbetet në det, nuk e pranon asnjë vend

Anija e cila dyshohej se kishte të infektuar me coronavirus mbaron karantimin e saj më 19 shkurt, por asnjë nga vendet nuk e pranon ta ankorojë në shtetin e tyre.

Autoritetet japoneze kanë deklaruar të martën se nuk do të lejojnë anijen ‘Westerdam’ të hyjë në portin e tyre pasi kanë ende dyshime se mund të ketë të infektuar në bord.

Anija u refuzua nga Tajlanda, Japonia, Tajvani, Filipinet dhe Guama, megjithëse kompania njoftoi se në bord nuk ka asnjë të infektuar gjë që këto vende e dyshojnë.

Qeveria tajlandeze e mohoi ankorimin e saj në port, por u tregua e gatshme të ofronte karburant dhe ushqime.

Anija në të cilën udhëtonin 1455 pasagjerë dhe 802 njerëz të ekuipazhit, planifikonin te mbyllnin udhëtimin më 8 shkurt në qytetin japonez Yokohama, por autoritetet japoneze nuk e pranuan pasi në bord kishte shenja të infektimit nga coronavirusi.

Rasti i Westerdam bashkohet me atë të Diamond Princess, një anije me 3.700 njerëz në bord e cila gjithashtu është në karantinë pasi konfirmoi 135 njerëz të infektuar./Fjala.al