Delegatja e PD denoncon “Foltoren” e Berishës: Më është falsifikuar firma

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një qytetare pretendon se i kanë falsifikuar firmën për Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha.

Freskida Rapo u shpreh në një lidhje live për emisionin OPEN në Top Channel se rezulton sikur ka firmosur që të mblidhet Kuvendi Kombëtar i thirru nga Sali Berisha, por në fakt nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Dënoncimi e kompromenton thellë procesin e mbledhjes së 4200 firmave nga ish-kryeministri për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së

“Shehaj më mori mbrëmë në telefon dhe më pyeti. Rezulton se keni firmosur për Kuvendin e datës 11, unë i them jo. Atëherë del që firma ime është e falsifikuar. Zoti Agron duhet ta kishte denoncuar. Është një rast dhe si puna ime mund të ketë shumë.

Në fillim të dhjetorit më ka marrë dikush në telefon dhe i kam thënë që nuk firmos. Unë nuk kam ditur asgjë. Nuk kam hedhur asnjë firmë. Zoti Agron, ju duhet të kishit denoncuar për rastin. Ju duhet të përgjigjeni”, u shpreh demokratja.

Në kundërpërgjigje, deputeti Agron Shehaj i kërkoi demokrates që të shkojë në prokurori.

“Mos thuaj që unë kam gënjyer dhe të kërkoj që të shkosh në prokurori”, tha Agron Shehaj.

Andi Bushati kërkoi që nesër prokuroria të nisë hetimet për falsfikimin e firmave./Gsh

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV