Aksidenti në Bullgari, policia kriminale kontroll në zyrat e “Besa Trans”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia kriminale ka mësyrë në zyrat e kompanisë “Besa Trans”, të autobusit ku humbën jetën 45 persona, shumica shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

Qëllimi i inspektimit është ekzaminimi i të gjitha dokumenteve të kompanisë.

Më herët gjatë ditës së sotme, Ministria e Transporteve bëri të ditur se autobusi i kompanisë “Besa Trans” i cili u dogj në Bullgari ku për fat të keq humbën jetën 45 persona, nuk ka pasur licencë, dy vitet e kaluara, kufirin e shtetit e ka lëshuar 135 herë.

“Në lidhje me pyetjen për kalimin e pikëkalimit kufitar të autobusit të përmendur, është evidentuar se në vitin 2020 i njëjti autobus në 22 raste ka realizuar hyrje-dalje nga shteti, ndërsa në vitin 2021 ka të realizuar 113 dalje nga kufiri shtetëror”, kanë thënë për “Fokus” nga MPB.

Sot nga Ministria për Transport dhe Lidhjeve kanë shpjeguar se autobusi e ka kaluar kufirin me licencë të një autobusi tjetër të Besa Trans. Autobusi për herë të parë është regjistruar në tetor 2020, ndërsa është prodhuar në vitin 2007.

Në autobusin që u aksidentua në autostradën Struma në Bullgari është gjetur edhe një trup i pajetë. Kështu, numri i viktimave nga aksidenti është rritur në 45, ashtu siç u njoftua në fillim të aksidentit tragjik. Shumica e udhëtarëve ishin turistë që ktheheshin nga një udhëtim në Stamboll të Turqisë.

Të fundit

Bayern, Real Madrid dhe Liverpool, nis gara për mbrojtësin francez

Castello Lukeba është në qendër të vëmendjes këtë merkato vere. Qendërmbrojtësi i Leipzig ka klauzolë largimi 90 mln euro,...

BE dhe SHBA, po vjen marrëveshja e re për të shmangur ‘betejat’ me tarifa

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara po afrohen drejt një marrëveshjeje të rëndësishme tregtare, në përpjekje për të shmangur vendosjen e tarifave 50% mbi...

Abuzimet e Bankers, Tatimet zbardhin skemën

Drejtoria e Tatimeve ka dalë me njoftim zyrtar sa i përket abuzimeve në kompaninë “Bankers Petroleum” që çuan në arrestimin e 2 drejtuesve. Sipas Tatimeve,...

Tedi Blushi i kthen përgjigje Kryemadhit: “Dëgjova disa aludime, por nuk harxhoj energji”

Monika Kryemadhi akuzoi përsëri sot Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, për qëndrimet përçarëse të tij dhe për sjellje të dyshimta...

Vllaznia e mbyll me humbje fazën përgatitore në Slloveni

Vllaznia është mundur dhe në miqësoren e fundit duke e mbyllur në këtë mënyrë fazën përgatitore në Slloveni. Kuqeblutë u mposhtën me rezultatin 2-0...

Lajme të tjera

Web TV