E reja u vetëvra bashkë me foshnjën 1-vjeçare, Urdhri i Farmacistëve publikon foton e Pamela Mërtirit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ajo që shihni në foto është Pamela Mërtiri, 34-vjeçarja me profesion farmaciste e cila ditën e premte, u vetëhodh nga kati i pestë i një pallati në qytetin e Vlorës bashkë me foshnjën e saj 1-vjeçare.

Ngjarja e rëndë që u regjistrua në lagjen “Pavarësia”, ku shtetasja Pamela Mërtiri është hedhur së bashku me djalin e saj 1-vjeçar nga katet e larta, duke përfunduar në sheshpushimin e pallatit. Burimet bënë me dije se gruaja ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa foshnja ka ndërruar jetë pak momente më vonë pasi u transportua për në spital nga banorët e lagjes.

Disa orë pas ngjarjes së rëndë, në faqen në Facebook të Urdhrit të Farmacistëve Të Shqipërisë, është publikuar fotografia e të resë që i dha fund jetës tragjikisht.

Kolegët e Urdhrit të Farmacistëve kanë shprehur dhimbjen për ngjarjen e rëndë, duke shkruar “një humbje e madhe jo vetëm për familjarët por dhe për të gjithë miqtë, kolegët dhe ata që e njohën dhe patën fatin të punonin me të”.

Pamela Mërtiri, kishte në pronësi një farmaci në Tiranë. Sipas të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Mërtiri e kishte hapur farmacinë në rrugën “Vasil Shanto” në Njësinë Bashkiake numër 5 në Tiranë. Farmacia rezulton me status aktiv në QKB, ndërsa ajo ka funksionuar prej më shumë se gjashtë vitesh në kryeqytet.

Të fundit

3 Korrik 1967: Beteja e Kraterit gjatë emergjencës së Adenit

Më 3 korrik 1967, në kuadër të emergjencës së Adenit, ndodhi Beteja e Kraterit, një përleshje e armatosur mes...

Temperaturat e larta/ MSH: Institucionet publike dhe private të zbatojnë masa mbrojtëse

Ministria e Shëndetësisë, në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës ka kërkuar që institucionet publike dhe private të zbatojnë...

Frrok Çupi: Berisha po udhëton nëpër Europë për të fshehur pasurinë

Analisti Frrok Çupi thotë se kreu i PD, Sali Berisha po fsheh pasurinë që ka vënë në sajë të korrupsionit. Në një intervistë për “Newsline”...

Vrasja e Martin Canit, dëshmon oficerja e sigurisë në shkollën “Fan Noli”

Gjykata e Tiranës dëgjoi tre dëshmi në procesin ndaj të miturit të akuzuar për vrasjen me thikë të bashkëmoshatarit Martin Cani. Një mësuese, oficerja e...

SPAK sekuestron në Itali 4 milionë euro pasuri të organizatës së Suel Çelës

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe autoritetet italiane kanë sekuestruar sot në Verona të Italisë 4 milionë euro pasuri të...

Lajme të tjera

Web TV