Komisioni i Venecias pro zgjatjes së afatit të vettingut: Është në përputhje me standardet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Venecias i dërgoi Kuvendit të Shqipërisë opinionin paraprak pas dërgimit të disa pyetje që lidhen me ndryshimin kushtetues për zgjatjen e afatin të organeve të vettingut në drejtësi.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, e ka parë draft-opinionin paraprak ku në pikën 32 thuhet se: “ Komisioni i Venecias është i mendimit se shtyrja e mandatit të KPK dhe KP është në përputhje me standardet”.

Ky është thelbi i opinionit që përligj kërkesën e iniciuar nga grupi parlamentar socialist dy muaj më parë. Mësohet se opinioni final për këtë çështje do të miratohet në seancën plenare të Komisionit të Venecias më 10 Dhjetor.

Ishte kryetarja e komisionit parlamentar të ligjeve Klotilda Bushka ajo e cila kërkoi një opinion nga Venecia ku u dërguan disa pyetje. Sakaq këshilli i legjislacionit dhe komisioni ligjeve kanë përmbyllur dëgjesat me ekspertët e konstitucionalit dhe ata të shoqërisë civile për këtë ndryshim kushtetues.

Për këtë ndryshim kushtetues duhen edhe votat e opozitës e cila nuk ka marrë pjesë në diskutimet e nisura./Top Channel

Të fundit

Sa janë kostot e prindërve për rritjen e një bebeje në Shqipëri

Sa kushton të rritësh një fëmijë?” është një pyetje e rëndësishme për çdo prind të ri, sidomos në një...

Derbi i kryeqytetit ndez Madridin, formacionet zyrtare të sfidës Real-Atletico

Real Madrid dhe Altetico Madrid përballen sot në derbin e La Liga, me objektivin e qartë për një fitore që do të ishte vendimtare...

Gazetari: Berisha mendon se me ardhjen e Trump do t’i hiqet ‘non grata’

Gazetari Artur Nura deklaroi se opozitarët nuk bëjnë dot zhurmë me fjalë, por kur Sali Berisha nis të flas, tentojnë të bëjnë zhurmë me shashka. Ai...

Trump: Tarifa të tjera reciproke javën e ardhshme

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi dje se do të shpallte tarifa të mëtejshme reciproke javën e ardhshme. I pyetur për tarifat për produktet nga Japonia,...

Tensione dhe kartona të kuq, Milan triumfon pastër në transfertën e Empolit

Milani ka fituar me rezultatin 0-2 në transfertën e Empolit. Golat u shënuan në pjesën e dytë nga Leao dhe Gimenez. Pjesa e dytë u...

Lajme të tjera

Web TV