Policia britanike ka vënë në pranga një shqiptar për kultivim kanabisi. Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u kap në flagrancë pasi kishte kthyer lavazhin në një “shtëpi bari”.
Pas informacioneve të marra, efektivët kontrolluan sot një lavazh në Canvey Island, ku zbuluan se në kushte shtëpie po rriteshin rreth 70 bimë kanabisi.
Sipas mediave britanike, bimët ishin të ndara në tre dhoma, dhe për t’u futur në to, shqiptari kishte një derë të fshehtë.
“Kur hymë në lavazh, erdhi një zotëri dhe hapi derën, i cili ishte shtetas shqiptar. Ai u arrestua për kultivimin e kanabisit,”-bëri me dije Policia pas operacionit.
Kultivimi i kanabisit nga shqiptarët në Angli është kthyer në një fenomen shqetësues.