Fotoja e Berishës me Enver Hoxhën dhe me fëmijët e tij/ Reagon Kalo: Kishte njohje personale me Liljanën dhe Sokolin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku Isuf Kalo, njëkohësisht mik personal i Sali Berishës, ka reaguar pas publikimit të fotos së Sali Berishës me Enver Hoxhën.

Ai konfirmon pak a shumë versionin e gazetës Tema, ndërkohë që jep sqarime edhe për fotot e Berishës me fëmijët e Enverit në Pogradeci.

Regimi i Isuf Kalos për TemA

Ndjej detyre qytetare dhe etike profesionale si ish mjek personal aso kohe i Enver Hoxhes dhe familjes se tij, prezent se bashku me kolegun tim Dr Sali Berisha ne fotot e botuara sot ne shtyp te qartesoj opinion publik lidhur me te vertetat dhe rrethanat ne te cilat ato jane realizuar.

Arsyja e prezences se Dr Sali Berishes ne to, ka qene kryesisht njohja e tij personale me te rene e Enverit, Liljana Hoxhen e cila ishte aso kohe kryeredaktore e revistes se aterheshme “Shkenca dhe Jeta”, ne te cilen Dr Berisha ishte njeri prej antareve aktiv te kolegjiumit.

Ajo dhe i shoqi Sokoli e paten ftuar miqesisht ate si edhe mua qe isha pervecse mjek i tyre, dhe kolege e mik i Saliut.

Edhe ne nje dreke familjare ne Valarek te Pogradecit, si dhe ne nje shetitje familjare te perbashket me varke qe jane ilustruaar me fotot respective.

Kjo me qe Dr Berisha njekohesisht ndodhej aso kohe gjithashtu me pushime ne ate qytet.

Ne foton tjeter ku duken Enveri dhe Nexhmije Hoxha ne ecje e siper dhe njekohesisht Dr Berisha ne sfond, ky ka qene aty po ashtu i ftuar personalisht bashke me te ftuarit e tjere nga Liljana dhe i shoqi ne ambientin familjar te shtepise se tyre ne Bllok thjesht per urim, per ti uruar ditelindjen e saj.

Koincidoi qe Enveri me te shoqen erdhen gjithashtu ne ate moment per te uruar te rene.

Lexo edhe :  PD vazhdon avazin: Zgjedhjet në Shkodër të shpallen të pavlefshme

Ata vetvetiu pershendeten sic eshte zakoni edhe te pranishmit e tjere aty ndonese nuk ishin te njohur prej tyre personalisht me pare, por pa u interesuar e pa biseduar vecanerisht me asnjerin prej tyre .

E verteta eshte qe Dr Sali Berisha ka konsultuar episodiksht si kardiolog disa te semure te Bllokut por asnjehere personalisht Enver Hoxhen dhe as familjaret e tij.

Ne dijenine time lidhjet e asaj kohe te Dr Berishes me banore te vecante te Bllokut kane qene te natyres profesionale pa kuontitacione te posacme politike

Lutem per korrektese ndaj publikut botojeni edhe kete deshmi.

Me nderime. Miqesisht

Prof Dr Isuf Kalo

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV