Arti në zi/ Shuhet ikona e ekranit dhe teatrit shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arti ndodhet në zi! Këtë të premte është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare aktorja e njohur Edi Luarasi.

Lajmin e kanë bërë të ditur, miqtë e saj në rrjete sociale. E para që ka reaguar ishte shkrimtarja Edlira Dones, e cila shkruan:

“Nga një postim i djalit të saj Eldonit sapo mësova se Edi Luarasi ka ndërruar jetë. Ajo nuk ishte thjesht një aktore e shkëlqyer. Mbi të gjitha ajo ishte një partnere e shkëlqyeshme e jetës dhe një nënë e mrekullueshme për Lean dhe Eldonin. Ajo ishte një grua e shkëlqyer që nuk palosej. Vuajti dhe jetoi tmerrin, por kurrë nuk e përkuli kokën. Jetë të humbura nën një diktaturë. Historitë që në ditët e sotme pak njerëz do të donin t’i dëgjonin. Një lamtumirë e fundit për Edi Luarasin. Në kujtesën time si një vajzë 8-10 vjeçare, do të mbetesh ajo gruaja e bukur që doli nga shtëpia me hap të lirë, dhe unë dhe dy kushërinjtë e mi të dashur nga banesa poshtë tëndes, të shikonim. Po te shikonim Edi. U prehsh në paqe, Edi”.

 

Të fundit

Në një epokë krizash ekonomike dhe reagimesh populiste, na nevojitet – Marksizmi

Për t’u çliruar nga sundimtarët tanë teknofeudalë, duhet të mendojmë si Karl Marksi. Korporatat duan të plaçkisin edhe trurin...

Zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës?/ Zbardhen detaje nga takimi në selinë rozë

Edi Rama mbërriti paraditen e kësaj të enjteje, në selinë e PS nga ku ka marrë një tufë me trëndafila të kuq për 61...

Rama iu dha ultimatum/ Zbardhen emrat e 21 drejtorëve të dorëhequr të Bashkisë në Vlorë

Pas ultimatumit të dhënë nga kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Bashkinë e Vlorës, të gjithë drejtuesit e drejtorive të varësisë lokale...

U njohën në shkollën e mesme, dashuria e Diogo Jotës dhe Rute Cardosos nisi në bibliotekë

Diogo Jota (28 vjeç) dhe vëllai i tij, Andre (25 vjeç), humbën jetën tragjikisht të djegur brenda Lamborghinit jeshil në zonën e Zamorës në Spanjë....

Tenisti i parë miliarder, Roger Federer thyen rekorde edhe pas tërheqjes nga sporti

Legjenda e tenisit, Roger Federer, është futur në familjen e miliarderëve. Sipas Indeksit të Miliarderëve të “Bloomberg”, 43- vjeçari zviceran tani ka një pasuri...

Lajme të tjera

Web TV