Pas puthjes me Beatrix, rrëfehet Donaldi: Ja çfarë prisja nga Bora Zemani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Puthja e Donaldit me Beatrix është komentuar gjatë kudo. E gjitha kjo prej faktit se aktori tha se kishte rënë dakord me ish të dashurën, Bora Zemani se do të hynte vetëm e do të dilte vetëm nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Pasi shkëmbeu një puthje me të dhe u duk sikur do të kishte rikthim kur të dilnin jashtë, Donaldi u kujdes që ti dërgonte varësen e tij për të kujtuar datën e lidhjes së tyre. Por puthja dhe afrimiteti me Beatrix ngatërroi gjithcka.

Mbrëmjen e sotme, aktori ka folur rreth të gjitha këtyre situatave.

Donald: Këtu kam folur për Borën se më ka pyetur Fifi. Po bëj 8 muaj që jam i ndarë.

Çfarë nënkuptoi puthja?

Donald: Doja ta puthja.

A ishte një premtim?

Janë shumë situata që kanë ndodhur jashtë që ajo puthje të jetë premtim.

Dhe më pas një përvjetor. Ç’kuptim kishte ai gjest?

Donald: Për mua ishte një shenjë dhe prisja një shenjë që nuk më erdhi kurrë. Prisja një shenjë, një konfirmim ose dicka. Kam qenë i turbullt. Kam qenë në një presion të madh, përzierje ndjenjash realisht të forta. Në momentin që ka ardhur Trixa, më ka pëlqyer gjithmonë tipi i saj, por nuk kam dashur t’ia pranoj vetes sepse kam menduar për njeriun jashtë dhe kur kam qenë jashtë e nuk kam qenë me të. Jam njeri që bëj shumë për njerëzit. Nuk doja t’ia pranoja vetes për një puthje që kam dhënë. E quaja të gabuar se dhe Semi thoshte ashtu.

Shenjat mund të vijnë, por mund edhe të mos vijnë për 1 milion arsye se jeni të izoluar?

Lexo edhe :  Joz Marku: "Loredena ka marrë një rrugë jo të mirë..."

Donald: Njerëzit që duan, mund të bëjnë diçka. Gjërat kështu i shikoj. Nuk mundem të vazhdoj më kot, nuk mund të mendoj po sikur dhe të ndrydh veten time. Nuk e bëj dot më.

Nuk kuptoj shenjat që kërkon në një format televiziv ku je i izoluar?

Donald: Shenja kur personi është 20 metra larg që këtu. Duke ditur që më ndjek kam thënë se nuk e di si është jashtë e çfarë bëhet jashtë. Doja minimalisht një shenjë. Nuk ka të bëjë me ju, por me atë. Situata ime ka ndodhur e tillë që kam 1001 arsye që i kam ndërprerë marrëdhëniet dhe para se të futesha këtu, nuk kam sqaruar asgjë. Nuk do ia falja vetes që ta mbaja mendjen në një gjë që më duket flluskë në ajër, dicka surreale. Unë e kam shumë të vështirë të pëlqej një njeri. Po të shpjegoj të gjithë historinë.

Ajo erdhi të puthi para miliona shqiptarëve, çfarë shenje tjetër do ti?

Donald: Ndoshta.

Të fundit

Skenar filmi në Pogradec, e vrau më pas e dogji në banesë/ Kapet autori

Një 56 vjeçare u gjet e pajetë në banesën e saj në Pogradec. Sipas hetimeve policore, gruaja fillimisht u...

“The Traitors Prom” – spektakli ikonik, tani me një melodramë të ndezur në maksimum

Royal Albert Hall, Londër. Claudia Winkleman në rolin e prezantueses, ndërsa Orkestra Simfonike e BBC-së nga Skocia interpretonte mjeshtërisht versione të orkestruara të këngëve...

“Karrota nga një anë, shkopi nga ana tjetër”, Rama: Masa represive për ndërtuesit

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa ‘represive’ ndaj ndërtuesve që nuk zbatojnë besnikërisht projektet dhe lejet e ndërtimit. Rama theksoi se ndihma dhe mundësitë...

Google dështoi të paralajmërojë 10 milionë njerëz për tërmetin në Turqi

Google ka pranuar se sistemi i tij i paralajmërimit të hershëm për tërmetet dështoi të njoftonte me saktësi njerëzit gjatë tërmetit vdekjeprurës në Turqi...

Ngjarje e rëndë/ Tronditet futbollisti i njohur, djali i tij 1-vjeç humb jetën

Mesfushori i Barit, Mathias Verreth ka humbur djalin e tij 14-muajsh pasi ndërroi jetë. Lajmi tronditi të gjithë komunitetin me klubin që njoftoi, në...

Lajme të tjera

Web TV