Botës po i vjen fundi? Parashikimi i shkencëtarëve: Ja kur mbyllet cikli i jetës në tokë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Yjet lindin, jetojnë dhe vdesin. Dielli nuk është i ndryshëm, dhe ai do të ‘vdesë’ një ditë. Ndërsa disa të tjerë mendojnë se dielli ka ekzistuar para lindjes së njerëzimit dhe do vazhdojë të ekzistojë deri në përjetësi. Por së fundmi është një grup studiesish që besojnë se kanë dëshifruar rrugën sesi ylli ynë do të pushojë se ekzistuari. Skuadra e astronomëve dhe fizikanëve, të udhëhequr nga profesori Albert Zijstra i Universitetit të Manchester beson se fundi i Diellit do të shfaqet në një formë “lavdie hapësinore” që quhet nebula planetare.

Sipas këtij studimi, që ka marrë rreth një dekadë kohë, në vitet e fundit të tij, kur Dielli është duke djegur hidrogjenin që i ka mbetur, do të shndërrohet në një gjigant të madh të kuq, duke u përhapur me 250 herë nga masa aktuale.

“Kur një yll vdes hedh në hapësirë gaz dhe pluhur kozmik në një sasi sa gjysma e tij. Pjesa tjetër është bërthama, që ndriçon në ngjyrë të bardhë dhe vazhdon të djegë atë pak karburant që i ka mbetur për të paktën 10 mijë vite të tjera, një kohë e vogël në astronomi”, thotë profesor Zijstra, një ndër emrat më me peshë në astronomi.

Kjo do të thotë se Dielli në këtë fazë do të ketë gllabëruar Tokën dhe të gjithë planetet e tjera të sistemit tonë, ndërsa sa për fatet e njerëzimit, mos u shqetësoni! Ne, nëse nuk do të jemi larguar prej këtu, do të jemi zhdukur prej kohësh. Pas kësaj, mbërrin faza e pluhurit dhe e gazit hapësinor që do të qarkullojë nëpër hapësirë për miliona vite të tjera deri në momentin që do të nisë një cikël i ri, pra formimi i një tjetër sistemi diellor, raporton tch.

Lexo edhe :  Çfarë kanë parashikuar yjet për ditën e parë të vitit 2025?

 

 

Teorinë e tyre, shkencëtarët e bazojnë në faktin që 90 për qind e nebulave të vrojtuara që prej fillimit të viteve ’90 tregojnë se rrjedhin nga një sistem i zhdukur. Dilema e tyre ishte nëse Dielli ynë ka masën e nevojshme për t’u shndërruar në një të tillë apo jo. Deri vonë besohej që jo, por pas analizave të fundit të kryera edhe falë zhvillimit të teknologjisë së superkompjuterave, rezultati del i kundërt.

Raporti i plotë studimor i shkencëtarëve ndërkombëtarë u publikua në revistën “Nature Astronomy”.

Të fundit

Balerina e njohur shqiptare në pritje te embël,

Balerina e njohur Isida Mollaymeri është në pritje të ëmbël. Përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, Mollaymeri shfaqet...

Nga nesër fillon aplikimi i tarifës në autostradën Thumanë-Kashar

Qarkullimi në aksin rrugor Thumanë-Kashar do të bëhet me pagesë duke filluar nga e shtuna. Kompania koncesionare ka njoftuar se nga data 4 janar do...

Emigrantët largohen pas festave, rreth 7 mijë persona kanë dalë nga Kapshtica

Pasi kanë kaluar festën e ndërrimit të viteve në vendlindje, emigrantët shqiptarë po kthehen në vendet e tyre në punës. Gjatë 24 orëve të fundit,...

Vendimi i Apelit për Berishën, reagon deputeti i PD

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me vendimin e Apelit për kryedemokratin Sali Berisha. Përmes një postimi në rrjetin e tij social,...

Pesë ndryshime të vogla në dietën tuaj qe do të rrisin menjeherë energjine

Ndiheni shpesh të lodhur në punë, pavarësisht se keni pushuar mirë dhe konsumuar mjaftueshëm ujë? Dieta juaj mund të jetë një ndër shkaqet e...

Lajme të tjera

Web TV