Talebanët kanë vrarë 100 ish-anëtarë të forcave të sigurisë, SHBA thirrje: Ndaloni ekzekutimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SHBA u kanë bërë thirrje talebanëve që t’i japin fund ekzekutimeve ndaj të ish-anëtarëve të forcave afgane të sigurisë.

Në një deklaratë të përbashkët, SHBA dhe 22 vendet aleate kërkuan që regjimi islamik të respektojë zotimin e tij për të mos prekur asnjë nga personat që i ka shërbyer ish-qeverisë.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga raportimet për vrasje”, thuhet në deklaratë.

Kjo thirrje vjen pas një raporti të publikuar nga Human Rights Watch, ku thuhet se janë kryer më shumë se 100 ekzekutime dhe rrëmbime ndaj ish-zyrtarëve të qeverisë afgane që kur talebanët morën pushtetin rreth katër muaj më parë.

Në raport dokumentohet edhe vrasja 47 ish-anëtarëve të forcave afgane të sigurisë që u dorëzuan ose u kapën nga talebanët midis 15 gushtit dhe 31 tetorit.

Deklarata e përbashkët u lëshua nga SHBA dhe u nënshkrua nga MB, Bashkimi Evropian dhe 19 vende të tjera, ku nënvizohej shqetësimi i tyre mbi raportin dhe u thuhej se od të hetohen të gjitha vrasjet e bëra deri më tani.

“Ne do të vazhdojmë të monitorojmë veprimet e talebanëve”, përfundon deklarata.

Që prej marrjes së pushteti talebanët kanë thyer shumë premtime të dhëna. Një tjetër raport i publikuar në gusht nga Amnesty International zbuloi se 300 luftëtarë talebanë udhëtuan në një zonë pranë fshatit Dahani Qul më 30 gusht, ku ish-ushtarët e qeverisë po qëndronin me familjet e tyre.

Raporti thotë se luftëtarët ekzekutuan nëntë nga ushtarët pasi ata ishin dorëzuar tashmë, dy të tjerë vdiqën në shkëmbim zjarri dhe dy civilë të tjerë u vranë gjithashtu gjatë luftimeve që pasuan, duke përfshirë një vajzë 17-vjeçare.

Të fundit

Shqiptarët, ndër popujt që bëjnë dush më pak se europianët. Ja renditja

Italianët janë populli më i pastër në Europë. Sipas një publikimi të fundit, ka 95% shanse që një qytetar...

A do të dërgohen ushtarët gjermanë në Ukrainë?

Debat i pabazë apo realiteti i ardhshëm? Pas samitit të Europianëve me Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ku u fol edhe për...

Sacchi skanon kampionatin italian: Ja çfarë parashikoj për 3 skuadra

Arrigo Sacchi analizon sezonin e ri të Serie A, që pritet të fillojë këtë fundjavë: “Lazio nuk ka bërë merkato, Sarri duhet të bëjë...

Shkeli rregullat, bllokohet jet ski me 7 persona në bord në Tushemisht

Shërbimet e Policisë Kufitare të Tushemishtit kapën dhe bllokuan një mjet lundrues me 7 persona në bord, të cilët kishin kaluar vijën liqenore në...

Pensionet me Greqinë, Shqipëria ka gati draftin për marrëveshje

Shqipëria ka bërë gati draft-marrëveshjen dhe grupin negoicator për njohjen e pensioneve me Greqinë. “Jemi në pritje të vullnetit veçanërisht politik nga pala greke për...

Lajme të tjera

Web TV