E diela e zezë e aksidenteve/ Dy të vdekur, 6 të plagosur, mes tyre edhe një 10-vjeçare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bilanci nga aksidentet e kësaj të diele dhjetori është dy të vdekur dhe gjashtë të plagosur, mes tyre edhe një vajzë vetëm 10 vjeçe.

Gjashtë aksidente ndodhën në vetëm pak orë, ndërsa shkak i disa prej tyre ka qenë edhe lagështira e krijuar prej shirave që kanë përfshirë vendin prej ditësh tashmë.

Aksidentet me viktima ndodhën në aksin rrugor Fushë Krujë- Milot dhe në fshatin Hamil të Fierit.

Në orët e para të mëngjesit automjet me drejtues T. D., 53 vjeç përplasi për vdekje këmbësorin E. M., 67 vjeç, banues në Tiranë. Nuk dihen ende shkaqet, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici.

Ndërsa pas disa orësh një 55-vjeçar duke drejtuar zetorin në tokat bujqësore në fshatin Hamil për shkak të lagështirës ka rrëshqitur dhe ka rënë në një kanal.

Drejtuesi ndërroi jetë dhe u dëmtua vajza e tij 10 vjeçe e cila po merr mjekim në Spitalin Rajonal Fier.

Dy aksidente kanë ndodhur në Korçë me pasojë plagosjen e tre personave.

Rreth orës 04:00, në rrugën e Malit Moravë, Korçë, shtetasi një 36-vjeçar duke drejtuar makinën tip “Audi” humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga. U plagos vetë shoferi dhe pasagjeri rreth 32 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa 45 minuta më pas në lagjen nr. 18, Korçë, një automjet ka përplasur një 58-vjeçare që po ecte në rrugë dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Gruaja ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rezikut për jetën, ndërsa po punohet për kapjen e autorit.

Rreth orës 17:00, në aksin rrugor Tapizë- Thumanë, një makinë ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin R. T., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Lexo edhe :  KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Ndërsa në aksin rrugor Elbasan-Peqin, shoferi 23-vjeçar duke drejtuar mjetin dyshohet se ka humbur kontrollin dhe doli nga rruga.

Për pasojë, janë dëmtuar pasagjerët në mjet, M. S., rreth 48 vjeçe, R. S., 52 vjeçe dhe K. S., 21 vjeç, banues në Elbasan, të cilët ndodhen në Spitalin e Elbasan, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën./Top Channel

Të fundit

Samiti në Tiranë, nënkryetari i PD sulmon liderët evropianë: Na e keni shpifur!

Jo vetëm Sali Berisha, por në sulm për Samitin e Komunitetit Politik Evropian që u mbajt më 16 maj...

Trupi i Artan Lames vjen të shtunën në Shqipëri, mesazhi prekës i bashkëshortes

Luftoi deri në fund, por zemra e Artan Lames pushoi së rrahuri përfundimisht këtë të premte pasi qëndroi në koma cerebrale, si pasojë e...

“Mamma mia, çfarë copash”/ Pritësi italian lumturohet për drogën që i dërgojnë shqiptarët

Media ka siguruar pjesë të përgjimeve të SPAK për dosjen Ura, përmes të cilave është bërë e mundur dokumentimi i trafikut ndërkombëtar të drogës...

Gjatë fushatës drejtuesit politikë rrinin në kafe te lokali i PD/ Me kë e ka Berisha?!

Kreu i PD Sali Berisha u pyet nga gazetarët në lidhje me faktin se disa drejtues politikë të Partisë Demokratike në qarqe nuk kanë...

Dështojnë diskutimet me BE-në/ Trump njofton taksë 50% për të gjitha mallrat nga SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump, përmes një postimi në rrjetin social Truth Social, ka paralajmëruar në mënyrë të qartë vendosjen e tarifave shtesë prej 50%...

Lajme të tjera

Web TV