Dalin në ankand koleksionet e ikonës së modës Karl Lagerfeld

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Karl Lagerfeld ishte një drejtor artistik, stilist, artist, fotograf dhe karikaturist që jetonte në Paris. Ai njihej si drejtor artistik, krijues i shtëpisë së modës franceze Chanel. Ai ndërroi jetë në shkurt të 2019 në moshën 85-vjeçare.

Karl Lagerfeld mund të kishte gjithçka – dhe gjithçka, madje edhe të përsëritur – por ai gjithmonë kuptonte se ajo që ishte e rëndësishme nuk ishte zotërimi, por manifestimi që ai i bënte identitetit të tij përmes asaj që zotëronte. “Unë jam një person i modës, jam i stimuluar nga zbulimet, zbulimi i gjërave”, thoshte ai.

Ankandi i Karl Lagerfeld ‘s Estate do të zhvillohet në Monako dhe Paris, dhe në internet, ku ofertimi u hap më 26 nëntor. Ndër thesaret për shitje janë hapësirat e ndryshme që i përkasin stilistit: apartamenti i tij në katin e 19-të në kullën Millefiori të Monakos; shtëpinë e tij të shekullit të 19-të në Louveciennes afër Versajës; apartamenti i tij në 17 quai Voltaire në Paris; zyra e tij në 15 rue des Saint-Pères; dhe apartamenti në 8 rue des Saint-Pères. 

Por nuk janë vetëm banesat dhe zyra e tij në ankand, por janë mbi 1000 objekte nga koleksionet private të Karl Lagerfeld. Nga veprat e artit tek objektet e dizajnit, nga makinat tek rrobat, ka shumë pjesë unike dhe të koleksionueshme që do të ofrohen nga Sotheby’s.

 

Të fundit

Lewandowski refuzoi një pagë “të çmendur” nga Sauditët, për të qëndruar te Barça!

Agjenti i Lewandowskit zbuloi se sezonin e kaluar, sulmuesi refuzoi një ofertë të majme nga Arabia Saudite për të...

YouTube prezanton rregulla të reja: inteligjenca artificiale do të gjejë moshën tuaj

YouTube, një nga platformat më të njohura online, po prezanton një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si mbron përdoruesit e rinj. Kompania do të...

Gjermanët testojnë teknologjinë që mund të parandalojë mijëra aksidente

Ngarja mbrapsht mbetet një nga rreziqet më të mëdha të aksidenteve rrugore. Sipas Klubit Gjerman të Automobilave (ADAC), një në katër kontakte me këmbësorët ndodh...

Elon Musk humb një tjetër bashkëpunëtor, jep dorëheqjen bashkëthemeluesi i xAI

Igor Babuschkin, një nga bashkëthemeluesit e kompanisë së Elon Musk, xAI, ka njoftuar largimin e tij prej saj përmes një postimi në X. Babuschkin udhëhiqte...

Brenda bunkerit për ‘ditën e fundit të botës’/ 15 gjërat që do t’ju mbajnë gjallë

Një çift nga Montana i është drejtuar “përgatitjes” në shkallë të plotë në përgjigje të tensioneve globale në rritje, thonë ata – duke grumbulluar...

Lajme të tjera

Web TV