“Fokusohuni në dialogun me Serbinë”/ Borrell-Kurtit: Pranoni marrëveshjen e Asosacionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shef i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka kërkuar që të vazhdojë procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

 

Borrell tha se po i masin përparimet e Kosovës, ndërsa tha se MSA-ja mbetet themeli dhe udhëzuesi i Kosovës drejt shtegut evropian.

“Të kënaqur që mbajtëm këtë takim për Stabilizim-Asociim. Ky takim bashkë me komisionerin Varhelyi ka qenë një mundësi mjaft e mirë për t’u fokusuar tek agjenda bilaterale BE-Kosovë. Jemi këtu, po masim përparimet që janë bërë sepse Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit mbetet themeli apo qendra e këtij bashkëpunimi, është udhëzuesi juaj drejt shtegut evropian dhe krijon mundësi të shumta”, tha Borrell.

Ai theksoi se kërkojnë që Qeveria e Kosovës të fokusohet te sundimi i ligjit, te populli, ndërsa tha se duan më shumë progres në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Borrell tha gjithashtu se e kanë inkurajuar Kosovën që të fokusohet në dialogun me Serbinë dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive në këtë drejtim.

“E kemi inkurajuar Kosovën që të vazhdojë në këtë rrugë dhe ta mbajë fokusin në negociatat midis Prishtinës dhe Beogradit”, tha Borrell.

“Kosova të angazhohet në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja që i bie zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme, pa ndonjë angazhim selektiv”, deklaroi ai.

Të fundit

Horoskopi ditor, 5 Korrik 2025

Nga Paolo Fox DASHI Gjatë fundjavës do të keni mundësinë të ripërtërini energjinë tuaj dhe të përballeni me çështjet e pazgjidhura...

San Francisko “E enjtja e përgjakshme”, greva që ndryshoi historinë e punëtorëve portualë

5 korrik 1934 Më 5 korrik 1934, qyteti i San Franciskos u trondit nga një përplasje e dhunshme midis policisë dhe marinarëve grevistë, një ngjarje...

Aleanca Skoci–Francë: Historia e “Aleancës së Vjetër” kundër Anglisë

Më 23 tetor 1295, Skocia dhe Franca formuan një aleancë ushtarake që do të hynte në histori si “Aleanca e Vjetër” (The Auld Alliance),...

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme ndaj Al Hilalit të Simone...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Lajme të tjera

Web TV