Vlera e tregut të Apple në krye të pesë ekonomive më të mëdha në botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Apple është në prag të bëhet kompania e parë në botë që arrin një vlerë tregu prej 3 trilion dollarë. Kjo do ta bënte gjigantin e teknologjisë më të madh se tregu gjerman i aksioneve ose e gjithë ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar.
Ky moment historik po vjen vetëm një vit pasi gjigandi amerikan i teknologjisë shkeli shifrën prej 2 trilion dollarësh, pasi arriti një vlerë tregu prej 1 trilion dollarësh në 2018.

Aksionet e kompanisë u mbyllën me 175,08 dollarë për aksion të mërkurën. Apple duhet të arrijë 182,85 dollarë për aksion për të arritur momentin historik të shumëpritur.

Aksionet e Apple janë rritur gati 30% në vitin 2021 krahas një rritjeje të madhe prej 80% vitin e kaluar. Rivalët e kompanisë, si Microsoft, Amazon, Alphabet dhe Tesla, kanë fituar të gjithë ndërmjet 10% dhe 70%.

“Është një arritje fenomenale dhe thekson dominimin e jashtëzakonshëm të firmave të teknologjisë amerikane,” tha për Bloomberg Craig Erlam, analist i lartë i tregut në Oanda.

“Dhe ka ende shumë për të ardhur nga Apple, gjë që të bën të pyesësh se çfarë momenti historik do të kalojnë dhe sa të mëdhenj mund të bëhen,” shtoi analisti.

 

Të fundit

Telefonata Trump-Carney, zyra e kryeministrit kanadez: Do ketë tarifa hakmarrëse

Kryeministri kanadez, Mark Carney i tha presidentit të SHBA-së, Donald Trump se Kanadaja planifikon të zbatojë tarifa hakmarrëse ndaj...

Vetëm tre profesione do t’i mbijetojnë inteligjencës artificiale, sipas Bill Gates

Inteligjenca Artificiale po transformon botën duke automatizuar detyrat e tepërta dhe duke i dhënë profesionistëve më shumë kohë për t’u përqëndruar në gjëra më të...

Ja super përfitimet që merr organizmi nga qiqrat

Qiqrat janë një nga bishtajoret më të njohura dhe të shijshme që jo vetëm që sjellin përfitime të shumta për shëndetin, por janë gjithashtu...

Protesta për midhjen, fermerët e Sarandës mblidhen para ministrisë së Bujqësis

Midhja e autoktone e Butrintit rrezikon të zhduket përgjithmonë. “Kjo është gjendja e midhjes dhe rrezikon të zhduket ka mbet vetëm guacka”. Me pankarta në duar...

Borxhi i jashtëm arrin në 10 mld euro, ekspertët: Të zbulohen borxhet e fshehta

Borxhi i jashtëm i Shqipërisë në vitin 2024 u zgjerua më tej. Në 10.1 miliardë euro ka arritur huaja që vendi ynë ka ndaj institucioneve...

Lajme të tjera

Web TV