Vulin provokon shqiptarët: Masakra e Reçakut, gënjeshtër mbi gjakun e fëmijëve tanë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandar Vulin provokoi sërish me pretendimet se masakra ndaj civilëve shqiptarë në fshatin Reçak në Kosovë, më 1999, ka qenë “një gënjeshtër e madhe dhe një falsifikim i tmerrshëm”.

Pas një vizite në një zonë pranë Nishit, ku po bëhen xhirime të një seriali për ngjarjet në fshatin Reçak, Vulin tha se “pretendimi për masakrën është një fyerje e madhe për mbarë njerëzimin”.

Masakra, në të cilën forcat serbe kanë vrarë 45 civilë shqiptarë në janar të vitit 1999, ka qenë një nga momentet vendimtare për nisjen e bombardimeve të NATO-s kundër caqeve të ushtrisë serbe, më 24 mars, 1999.

“Agresioni i NATO-s filloi pas një gënjeshtre të tmerrshme për Reçakun. Në atë kohë, ne nuk ishim as të aftë e as të zgjuar për t’i treguar të gjithë botës se çfarë gënjeshtre e tmerrshme ishte. Detyra e kësaj gjenerate është t’i tregojë të gjithë botës se na bombarduan dhe na bënë kriminelë falë gënjeshtrave, kurse gjaku i fëmijëve tanë është mbi ata që e shpikën këtë gënjeshtër”, ka thënë ministri serb, sipas të cilit serbët “nuk do të lejojnë më kurrë që të tjerët të shkruajnë për ta”.

Pas masakrës së Reçakut, kreu i atëhershëm i misionit vëzhgues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, William Walker, i cili e vizitoi dhe vete vendin e ngjarjes, deklaroi se aty kishte ndodhur “krim kundër njerëzimit”.

Të fundit

E akuzuar për kultivim droge në Spanjë, arrestohet një grua në Kavajë

Një 54-vjeçare shqiptare ka rënë në prangat e Policisë në Kavajë, pasi akuzohet nga autoritetet spanjolle për kultivim të...

Kapexhiu zbulon pengun: Nuk duhet ta kisha bërë atë karikaturë për Ramën…

Bujar Kapexhiu, duke folur për pasionin e tij të madh për karikaturën, zhanrin që e ka lëvruar dekadat e fundit me shumë pasion, u...

Aksident tragjik në Palasë-Dhërmi, humb jetën i mituri

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Palasë–Dhërmi. Drejtuesi i një automjeti, 36-vjeçar, i cili ishte në gjendje...

Rënia e mitit “Concorde”, fundi në flakë i legjendës së qiellit

25 korrik 2000 - Fluturimi 4590 Nga Leonard Veizi Ishte kulmi i teknologjisë ajrore. Elegant dhe rrëqethësisht i shpejtë. Quhej “Concorde”. Dhe për mbi 30 vjet...

Dita e sotme me diell, temperaturat deri në 40 gradë celsius

Ditën e sotme (25 korrik), vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti parashikohet të...

Lajme të tjera

Web TV