Hidhet në erë mjeti në Vlorë, dyshohet se është e një prokurori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Orëve të para të ditës së sotme Vlora është tronditur nga një shpërthim i telekomanduar. Një mjet është hedhur në erë diku rreth orës 02.50 minuta në afërsi të një ambjenti banimi.

Policia që ka shkuar në vendin e ngjarjes ka bërë me dije se nuk ka dëme në njerëz por pas hetimeve të para dyshimet flasin se mjeti i përket një prokurori. Nuk dihen rrethanat dhe as shkaqet e këtij sulmi pasi i zoti i mjetit ka refuzuar të ketë probleme me asnjë person.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 28 Nëntori dhe të dhënat flasin se shpërthimi është kryer nga distanca dhe që ka prishur tërësisht mjetin. Burimet e policisë bëjnë me dije se janë marrë dëshmitë e para dhe se janë sekuestruar një sërë kamerash.

Po ashtu është fiksuar itinerari i mjetit në gjithë ditën e djeshme për të fiksuar ndonjë detaj që lidhet me ndonjë person të dyshimtë.

Policia mban ende sekret emrin e të zotit të mjetit ndërkohë pritet që pas pak të jepet edhe një deklaratë zyrtare për ngjarjen e rëndë. Në fakt Vlora thuajse çdo ditë zgjohet me një shpërthim, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.

Autorët me akte të tilla duket se çojnë mesazhe tek të zotët e mjeteve ose te ndonjë familjar i tyre.

Në thuajse asnjë rast policia dhe as ata vetë nuk arrijnë dot të shkojnë as tek autorët dhe as tek shkaqet reale për të hetuar sulme të tilla.

Prokurorët kanë marrë në duar hetimet për këtë rast. /Fjala.al/

 

Të fundit

Drejtimi i makinës me pallto apo xhup mund t’ju kushtojë deri në 200 euro në këtë vend

Në Spanjë, drejtimi i makinës me xhaketë ose pallto dimërore mund të sjellë një gjobë deri në 200 euro. Ky...

Të lësh PD-në të bëjë zgjedhje!

Nga Mero Baze Votimet e sotme në degët e Partisë Demokratike në gjithë Shqipërinë për një listë kandidatësh të mundshëm për deputetë janë një skaner...

Britania e Madhe zbulon planin me 4 pika që do t’i paraqitet Trump për paqen në Ukrainë

Kryeministri britanik, Keir Starmer, pas samitit me liderët europianë, tha se Britania e Madhe, Franca dhe vendet e tjera do të hartojnë një plan...

Tjetër çift në BBV? Aldo shpreh ndienjat e tij ndaj banores simpatike

Duket se në shtëpinë e “Big Brother Vip” po lind një histori e re “rozë”. Ditën e sotme, Aldo, teksa ka qenë duke bisedua...

Primaret në kaos/ Murrizi ngre alarmin: Rezultati në Tiranë po vonohet qëllimisht

Ish-deputeti i PD, Myslym Murrizi nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale theksoi se rezultati i Primareve në Tiranë po vonohet më shumë se çduhet...

Lajme të tjera

Web TV