PD padit në SPAK 5 demokratët: Falsifikuan vulën dhe simbolet e partisë për të realizuar qëllimet e tyre (Emrat)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike kallëzon në SPAK disa deputetë demokratë, që iu bashkuan Kuvendit Kombëtar të mbledhur nga ish-kryeministri Sali Berisha, pasi i akuzon ata për falsifikimin e vulës së PD.

Selia blu njofton se ka kallëzuar deputetët Belind Këlliçi, Edmond Spaho, Albana Vokshi, si dhe Ivi Kaso, Ervin Minarolli.

Sipas Partisë Demokratike, ata akuzohen për veprën penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 190 paragrafi i 2 dhe 25 i Kodit Penal.

Në kallëzim drejtuar SPAK-ut thuhet se “këta janë persona që kane pasur funksione në PD, kanë dijeni për rregullat e statutit, dhe e kanë kryer veprën penale të përdorimit të vulës dhe simboleve për të realizuar qëllimet e tyre, pavarësisht se ishin në dijeni të pasojave ligjore”. PD e ka depozituar kallëzimin në SPAK, pasi 3 nga të kallëzuarit janë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

Të fundit

Pica me ananas kushton 100 euro/ Videoja nga një restorant në Maltë bëhet virale

Një turiste mbeti e shtangur pasi vuri re çmimin marramendës të një pjate të diskutueshme në një piceri në...

Mos i hidhni kot/ Ushqimet që mund t’i hani edhe pas datës së skadimit

Shumë njerëz kanë frikë të konsumojnë produkte të cilave u ka kaluar data e përdorimit, por në fakt, disa ushqime janë plotësisht të sigurta...

Një shenjë e zakonshme në kyçin e këmbës mund të tregojë kolesterol të lartë

Çdokush mund të ketë kolesterol të lartë, që ndodh kur sasi të tepërta të kësaj substance yndyrore natyrale grumbullohen në gjak. Kolesteroli prodhohet nga mëlçia...

OBSH: Situata në Gaza është shqetësuese, “uria masive” po përhapet me shpejtësi

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin për situatën në Gaza. Kriza humanitare ke prekur qindra mijëra njerëz, dhe më të rrezikuar janë edhe...

Partia e Tom Doshit kërkon të djegë listën e mbyllur të Tiranës

Partia Social-Demokrate ka kërkuar që të djegë listën e mbyllur të qarkut të Tiranës. Burime bëjnë me dije se PSD ka kërkuar në KQZ që...

Lajme të tjera

Web TV