Britania e Madhe e shqetësuar me tensionet në Ballkanin Perëndimor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Britania e Madhe u bëri thirrje të hënën përfaqësuesve të Ballkanit Perëndimor të refuzojnë gjuhën e urrejtjes dhe të punojnë me komunitetit ndërkombëtar, për të ruajtur paqen dhe qëndrueshmërinë në rajon. Këto komente u bënë pas një takimi të shefes së diplomacisë britanike, Liz Truss me ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Bosnjës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Në takim morën pjesë edhe i dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar dhe ai evropian Miroslav Lajçak.

Në një njoftim të qeverisë britanike thuhet se takimi u mbajt në një periudhë kur “tensionet në rajon kanë arritur kulmin”, duke ju referuar deklarimeve të Përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar në Bosnjë dhe Hercegovine se vendi aktualisht po përballet me kërcënimin më të madh ekzistencial në periudhën e pasluftës dhe se ka një mundësi reale për ndarje dhe konflikt të mëtejshëm.

Njoftimi citon sekretaren e Jashtme Liz Truss të ketë thënë se Britania është e përkushtuar ndaj Ballkanit Perëndimor dhe për mbrojtjen dhe promovimin e lirisë dhe demokracisë në rajon.

“Ndërsa u mblodhëm në Londër me ministrat e Jashtëm të gjashtë vendeve të rajonit, si dhe përfaqësues nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, tensionet janë të larta dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë për të mbrojtur paqen e fituar me vështirësi. Forcimi i lidhjeve ekonomike me rajonin është një mënyrë jetike për të krijuar vende pune e mirëqenie, për të siguruar qëndrueshmëri dhe për të mbështetur lirinë”, tha sekretarja Truss.

Lexo edhe :  Nesër 17-vjetori i Pavarësisë, Trump uron Osmanin: Lidhjet midis popujve tanë, të forta!

Në njoftim thuhet se Britania mbështet aspiratat e Ballkanit Perëndimor për integrimet euro-atlantike, ndërsa nënvizohet se ripajtimi dhe marrëdhëniet mira fqinjësore janë thelbësore për përmbushjen e këtij synimi dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë në rajon.

Britania e Madhe, ndonëse është larguar nga Bashkimi Evropian është zotuar “të vazhdojë të jetë mbështetëse e reformave” në Ballkanin Perëndimor. Me 2 dhjetor kryeministri Boris Johnson, emëroi Sir Stuart Pech si të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

Takimi synon të ritheksojë përkushtimin e Britanisë ndaj procesit të Berlinit dhe të inkurajojnë rolin e shoqërisë civile për të nxitur paqen dhe qëndrueshmërinë në rajon.

Britania e Madhe “u kërkoi udhëheqësve politikë në rajon që të refuzojnë gjuhën e urrejtjes, të dënojnë çdo madhërim të autorëve të gjenocidit dhe krimeve të luftës dhe të respektojnë vendimet e gjykatave ndërkombëtare dhe vendase”, thuhet në njoftimin e qeverisë britanike./ VOA

Të fundit

Do shqyrtonte në Apel ankimimin e Ajola Xoxës, tërhiqet nga gjykimi Ilirjana Olldashi!

Gjyqtarja Ilirjana Olldashi, e cila do të shqyrtonte në Apel ankimimin e Ajola Xoxës është tërhiqur nga gjykimi. Kërkesa do shqyrtohet nga...

Arrestimi i Veliajt, Blendi Klosi: Presim gjykimin dhe më pas do të vendoset për zgjedhje

Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi u shpreh se Partia Socialiste po pret se si do të rrjedhin ngjarjet në lidhje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës,...

Trump lavdëron Musk për reduktimin e shpenzimeve qeveritare

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka mbrojtur vendimin e tij për t'i dhënë biznesmenit miliarder, Elon Musk, një rol të rëndësishëm në administratën...

Nëna e Ajola Xoxës, Valbona Xoxa paraqitet në SPAK

Nëna e Ajola Xoxës, Valbona Xoxa është paraqitur pak më parë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Mësohet se ajo do të merret në pyetje...

Big Brother Vip/ Dy banore shkojnë në nominim “kokë më kokë”

Spektakli i mbrëmjes së djeshme, solli një metodë të re nominimi në shtëpinë e “Big Brother Vip”, ku rolin kryesor e luajtën opinionistët. Secili prej...

Lajme të tjera

Web TV