Incidenti në seli, reagon Basha: Derën e FRPD e thyen ata që erdhën me Berishën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha reagon për herë të parë pas incidentit te zyrat e FRPD-së në selinë blu.

I pyetur nga gazetarët për akuzat e Belind Këlliçit se dera e zyrës ishte thyer ndërsa ishin vjedhur edhe sende personale, Basha tha se ishte informuar që zyra ishte hapur nga mbështetësit e Berishës, kjo pasi sipas tyre ishte ndërruar brava.

“Unë jam informuar që dyert i kanë thyer ata që erdhën me zotin Berisha. I kanë thyer se sipas tyre ishte ndërruar brava. Nëse doni të merreni me brava ditën e dytë pas arrestimit të Kokës, dhe unë kërkoj arrestimin e Edi Ramës, syri qoftë, plastë syri i keq. Sa për 18 dhjetorin, ka një PD, ka një Kuvend Kombëtar, ka një Statut, kemi zgjedhur të ardhmen”, deklaroi Basha.

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV