OBSH: Riktheni masat, Omicron në janar do të dominojë në Europë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen paralajmëroi se varianti Omicron i koronavirusit do të bëhet shumë shpejt dominues në kontinentin e vjetër, edhe pse blloku sipas saj, ka mjaftueshëm vaksina për t`i bërë ballë situatës.

“Nëse shikoni kohën që nevojitet për dyfishimin e rasteve të reja, duket se kjo po ndodh çdo dy ose tri ditë. Është masive. Na është thënë që nga mesi i janarit duhet të presim që Omicron do të jetë varianti i ri dominues në Europë. Megjithatë, gjatë vitit të kaluar, ne kemi punuar shumë dhe kemi arritur një marrëveshje të madhe dhe kjo është arsyeja përse Europa është në një pozicion më të mirë tani për të luftuar virusin”, tha Von de Leyen.

Von der Leyen tha se në BE, 66 për qind e popullsisë tashmë është vaksinuar me të dyja dozat. Shefi i OBSH-së sakaq, Tedros Adhanom Ghebreyesus thotë se Omicron po përhapet me një ritëm që nuk është parë deri më tani.

“Nuk duhet të jenë vaksinat në vend të maskave, distancimit, ventilimit apo higjienës së duarve. Duhet të jenë të gjitha bashkë. Riktheni maskat e mëhershme, bëjini të gjitha bashkë, është e vetmja mënyrë”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha më herët se të dhënat e para tregojnë se vaksinat kundër koronavirusit mund të jenë më pak efektive kundër infeksionit dhe transmetimit të variantit Omicron, i cili gjithashtu mbart një rrezik më të lartë të riinfektimit.

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV